Mësimdhënës/e (8)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Publikuar më
21/10/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar ne nenin 67 dhe 68 te ligjit të Zyrtareve Publik Nr. 06JL-114, nenit 8 te ligjit të Punës nr. 034L-212, nenit 35 te Ligjit te Arsimit Parauniversitar nr. 049L-32, nenin 5, pika c, të Ligjit nr. 037L 068 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ nr. 0772017, UA 0572021 Normativin mbi kuadrin profesional te Arsimit te Përgjithshëm, UA 0572015 Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, Drejtori Drejtorisë së Arsimit shpall:

KONKURS PUBLIK

Për pozitat e lira si në vijim:

  1. 1 mësimdhënës për lëndën e matematikës — SHMP” Fehmi Agani” në Klinë -10 orë-vend i lirë:
  2. 1 mësimdhënës 16 orë për lëndën e matematikës dhe 4 orë për lëndën eTIK-ut—- SHFMU ”Motrat Qiriazi” në Klinë - me mandat të drejtorit të shkollës:
  3. 1 mësimdhënës për mësim klase - SHFMU ”Emin Duraku” në Sferkë — vend i lirë:
  4. 1 mësimdhënës për mësim klase - SHFMU ”Esat Mekuli” në Caravik — vend i lirë
  5. 1 mësimdhënës për mësim klase - SHFMU ”Atë Shtjefën Gjeqovi” paralelja e ndarë në Leskoc deri më 31.08.2022
  6. 1 mësimdhënës për lëndën e fizikës - SHFMU “Dëshmorët” në Volljak Zorë dhe në paralelen e ndarë në Përçevë 8 orë, deri më 31.08.2022
  7. 1 mësimdhënës për parafillor: SHFMU ”Ismet Rraci” në Klinë — zv.lehonie
  8. 1 mësimdhënës për lëndën e Edukatës qytetare - SHFMU ”lIsa Boletini” në paralelen e ndarë në Potërq 5 orë dhe në SHFMU ”Ismet Rraci” në Klinë 5 orë — vend i lirë:

Kocficienti: 5.82 për mësimdhënës në shkolla fillore
6.36 për mësimdhënës në shkolla të mesme

Kualifikimi: Sipas UA 0512021 —Normativin mbi kuadrin profesional të Arsimit të Përgjithshëm, UA 0512015 Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional

Përshkrimi i detyrave punuese:

  • Të realizojë plan-programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore
  • Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor në përputhje me kurrikulën, e në pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  • Të kontrollojë me rregull dhe të mbajë evidencën për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës, si dhe të jetë në gjendje t' i raportojë prindit apo kujdestarit të familjes
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve të tjera në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës
  • Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual
  • I punësuari është i obliguar të respektoi kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore
  • Bashkëpunon me organet e shkollës dhe me të gjitha institucionet tjera profesionale.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

1. Aplikacioni i punësimit
2. Kopja e dokumentit te identifikimit (letërnjoftimi)
3. Diploma e vërtetuar te noteri publik
4. Certifikata e diplomimit jo më e vjetër se gjashtë muaj e vërtetuar te noteri
5. Certifikata qe nuk është nën hetime
6. Certifikata e lindjes.

Mënyra e aplikimit: - Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në kopje fizike se bashku me formularin e aplikimit ne Drejtorin e Arsimit.

Rekrutimi: intervista me shkrim dhe goje dhe përzgjedhjen e kandidateve do te beje Komisioni i përzgjedhur nga DKA

Themelimi i marrëdhënies se punës: - Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit te kontratës se punës

Aplikimi ne konkurs: - Afati i aplikimit fillon nga data 21/107/2021 deri me 03/11/2021, ora 16:00.

Rezultatet shpallen në ueb faqen e komunës.

Prano njoftimet me email