Mësimdhënës/e (7), Edukatore

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
25/11/2020
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 64 paragrafi 1 Ligjit nr. OGJL-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 të dt. 1370772018 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtori i Drejtoratit për Arsim, shpallë këtë:

KONKURS

SHFMU” Rasim Kiçina ” në Drenas
Një mësimdhënës për arsim fillor, deri sa të kthehet mësimdhënësja prej pushimit të lehonisë.

SHFMU” Abedin Bujupi ” në Arllat
Një mësimdhënës për Gjuhë Shqipe, deri sa të kthehet mësimdhënësja prej pushimit pa pagesë.

SHFMU” Zenel Hajdini ” në Tërstenik
Një mësimdhënës për Gjuhë Shqipe, në kohë të pacaktuar.

SHFMU” Arif Shala ” në Korroticë e Poshtme.
Një edukatore, deri sa të kthehet edukatorja prej pushimit të lehonisë.

SHFMU” Naim Frashëri ” në Gllobar
Një mësimdhënës për arsim fillor, deri me datën 31.08.2021.

SHFMU” Gani Elshani ” në Kroikovë
Një mësimdhënës për Matematikë, deri sa të kthehet mësimdhënësja prej pushimit të lehonisë.

SHML”GJ.K.Skënderbeu” në Drenas.
Një mësimdhënës për Matematikë, deri sa të kthehet mësimdhënësi prej funksionit zyrtar.

SHML”GJ.K.Skënderbeu” në Drenas.
Një mësimdhënës për 10 orë Gjuhë Gjermane.

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.10 7 2018.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

  • Aplikacioni i punësimit.
  • Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  • Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  • Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  • Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  • Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s,të plotësohet rrjedhshëm në Gjuhën Shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Recensentë   Prishtinë
21/01/2021
Edukator/e (2)   Drenas
14/01/2021
13/01/2021