Mësimdhënës/e (7)

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna e Vitisë
Publikuar më
19/02/2021
Qyteti
Viti
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8,paragrafl 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, dhe në bazë të nenit 35 paragrafi 1 dhe 5 të Ligjit mbi arsimin Parauniverzitar të Republikës së Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit admistrativ të MASHT-it nr. 17/2009 dhe udhëzimit administrativ Nr.07/2017, për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik në sektorin Publik,si dhe udhëzimin administrativ të MASHT-it nr. 10/2018, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit të Komunës së Vitisë shpall:

KONKURS PUBLIK

SHFMU „Nazmi Pajaziti” në Radivojcë

  • Një (1) arsimtar për lëndën Teknolegji Informative (Tik),
  • Një (1) mësues klasor, zv. deri në kthimin e puntorës nga pushimi mjekësor.

SHFMU „Dëshmorët e Lubishtës” në Lubishtë

  • Një (1) arsimtar për lëndën Matematikë, zv. deri në kthimin e puntorës nga pushimi mjekësor.

SHFMU „Ndre Mjeda” në Kabash

  • Një (1) arsimtar për lëndën Gjuhë let.Shqipe,18 orë mësimore,

SHFMU „Bafti Haxhiu” në Viti

  • Një (1) mësues klasor, zv. deri në kthimin e puntorës nga pushimi i lehonisë.

SHFMU „Hasan Alia” në Remnik

  • Një (1) arsimtar për lëndën, Teknolegji Informative (Tik),

SHM. Gjimnazi „Kuvendi i Lezhës” në Viti

  • Një (1) profesor të lëndës Gjuhë angleze zv,deri më 31.05.2021,deri në kthimin e punëtorës nga pushimi pa pagesë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit i cili merret në zyrën e DKA-së,
  • Diploma (çertifikatën e diplomimit jo më e vjetër se 6 muaj) e fakultetit e vërtetuar te noteri.
  • Fotokopjen e letemjoftimit,
  • Vërtetimin e përvojës së punës,
  • Vërtetimin nga gjykata,se nuk është nën hetime,
  • Të diplomuarit jashtë vendit,diplomat e tyre ti nënshtrohen proqesit të nostifikimit nga MASHT-i.

Kandidatët të cilët konkurojnë në pozitat mësimdhënës,duhet të kenë përgaditjen përkatëse- profesionale,fakultetin (diplomën).Në mungesë të kandidatëve me përgaditje përkatëse-profesionale do të mirren në shqyrtim kandidatët me përgaditje përkatëse-profesionale më të ulët.

Kandidatët e interesuar për aplikim, aplikacionet i marrin dhe i dorëzojnë në Drejtorin Komunale të arsimit në Viti.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik.

Kandidatët-aplikantët të cilët kanë konkuruar, i njoftojmë se pas mbylljes së konkursit, do ti nënshtrohen intervistës me shkrim dhe gojë.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (2)   Skenderaj
28/02/2021
22/02/2021
22/02/2021
Mësimdhënës/e   Malishevë
19/02/2021