Mësimdhënës/e (7)

komuna istog e1558652144905
Komuna e Istogut
Publikuar më
26/01/2021
Qyteti
Istog
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.034 L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.047 L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.037 L-068 për Arsim në Komunat e Republikës së Kosovës dhe në mbështetje të: UA-MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, UA-MASHT, Nr.1072018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si dhe UA-MASHT, Nr.0272017 Për Vlefshmërinë e Programeve Studimore të Bartësve Privat të Arsimit të Lartë, shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës/e

Në SHFMU “Bajram Curri” në Istog

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze - zëvendësim deri sa të kthehet mësimdhënësja nga pushimi i lehonisë.

Në SHFMU “Tre Dëshmoret e Shkollës Shqip” në Uçë

  • Një mësimdhënës/e për Edukatë Fizike - zëvendësim deri sa të kthehet mësimdhënësi nga pushimi pa pagesë dhe atë (01.02.2022).

Në SHFMU “Mehmet Akifi” në Shushicë

  • Një Edukatore për parashkollor zëvendësim deri sa të kthehet edukatorja nga pushimi i lehonisë.

Në SHFMU “Ismail Qemali” në Staradran.

  • Një mësimdhënës/e për Edukatë Figurative, normë jo e plotë vendi i lirë i punës.

Në Gjimnazi “Haxhi Zeka” në Istog

  • Një mësimdhënës/e për Gjuhë Frënge, kohëzgjatje e kontratës deri me 31.08.2021

Në IP “Gzimi Ynë” në Istog

  • Një Motër Edukator- vend i lirë i punës.

Në IP “Shpresa Jonë” në Banjë

  • Një Motër Edukator- zëvendësim deri sa të kthehet edukatorja nga pushimi i lehonisë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
  • Rezymeja personale (CV),
  • Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
  • Certifikata e lindjes, jo më e vjetër se 6 muaj,
  • Kopja e diplomës e vërtetuar, ose certifikata në vend të diplomës, e vërtetuar, jo me e vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh.
  • Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet t' i kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë,
  • Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
  • Dëshmia që nukjeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
  • Dëshmia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor dhe atij administrativ.

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr.037L.068 dhe Ligjit Nr.04yL-032) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr.1072018),UA-MPMS, Nr.0772017 Për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim. Testimi me shkrim në maksimum tërheqë 100 pikë apo deri në 50'o të vlersimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë se paku 50Yo të pikëve nga testi me shkrim i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë kandidatët mund të vlërsohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlerësimit përfundimtar.

Afati i konkursit mbetet i hapur prej datës 25.01.2021 deri me datën 08.02.2021. Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre.

Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë.

Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili arrin pas afatit nuk do të shqyrtohet.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021
Pedagog/e (2)   Vushtrri e re
08/03/2021