Mësimdhënës/e (6)

komuna e vitise 150x150 1 e1605092567316
Komuna e Vitisë
Publikuar më
26/01/2021
Qyteti
Viti
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr.03L-212, dhe në bazë të nenit 35 paragrafi 1 dhe 5 të Ligjit mbi arsimin Parauniverzitar të Republikës së Kosovës Nr.04)L-032 , Udhëzimit admistrativ të MASHT-it nr. 1772009 dhe udhëzimit administrativ Nr.0772017,për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik në sektorin Publik,si dhe udhëzimin administrativ të MASHT-it nr.1072018, për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtoria e Arsimit të Komunës së Vitisë shpall:

KONKURS PUBLIK

Shf ,,Nazmi Pajaziti”'në Radivojcë

  • Një (1) arsimtar të Gjuhës Shqipe, zv. pushim mjekësor, deri në kthimin e puntorës nga
    pushimi mjekësor,
  • Një arsimtar për lëndën Gjuhë Gjermane, 11 orë mësimore.

Shm. Gjimnazi ,,Kuvendi i Lezhës” në Viti

  • Një (1) profesor për lëndën Gjuhë Frenge 13 orë mësimore, deri në fund të vitit shkollor.
  • Një (1) profesor të lëndës Gjuhë Shqipe zv. pushim mjekësor, deri në kthimin e puntorës nga pushimi mjekësor.

Shf ,,Bafti Haxhiu” në Viti

  • Një (1) arsimtar të Gjuhës Angleze, zv. pushim mjekësor, deri në kthimin e puntorës nga pushimi mjekësor,

Shf ,,Dëshmorët e 5 Prillit”' në Smirë

  • Një (1) arsimtar për Art figurativ, zv. pushim mjekësor, deri në kthimin e puntorës nga pushimi i lehonisë.

Dokumentacioni i nevojshëm për konkurim:

  • Formulari i aplikimit i cili merret në zyrën e DKA-së,
  • Diploma (çertifikatën e diplomimit jo më e vjetër se 6 muaj) e fakultetit e vërtetuar te noteri.
  • Fotokopjen e leternjoftimit,
  • Vërtetimin e përvojës së punës,
  • Vërtetimin nga gjykata, se nuk është nën hetime,
  • Çertifikatat e trajnimeve,
  • Të diplomuarit jashtë vendit, diplomat e tyre ti nënshtrohen proqesit të nostifikimit nga MASHT-i.

Kandidatët të cilët konkurojnë në pozitat mësimdhënës, duhet të kenë përgaditjen përkatëse-profesionale, fakultetin (diplomën).Në mungesë të kandidatëve me përgaditje përkatëse-profesionale do të mirren në shqyrtim kandidatët me përgaditje përkatëse-profesionale më të ulët.

Kandidatët e interesuar për aplikim, aplikacionet i marrin dhe i dorëzojnë në Drejtorin Komunale të arsimit në Viti. Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes se konkursit ne mjetet e informimit publik.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021
08/03/2021
Pedagog/e (2)   Vushtrri e re
08/03/2021