Mësimdhënës/e (6)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
26/10/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 64 pika 1 e Ligjit nr. 06/L-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, në vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.03/L-212 të Punës, Udhëzimit administrativ nr. 07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHTI, nr. 05/2021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Drejtorati për Arsim në Drenas, shpallë

KONKURS 

  1. SHFMU ,,Mehmet Gradica ” në Gradicë
    Një mësimdhënës me 10 orë për Gjuhë Shqipe, me kohë të pacaktuar.
  2. SHFMU" 7 Marsi” në Kishnarekë
    Një mësimdhënës me 10 orë për Fizikë - 6 orë në SHFMU" 7 Marsi" Kishnarekë + 4 orë SHFMU"M.S. Bytyqi" në Arllat, deri me 31.08.2022, me mundësi vazhdimi.
  3. SHFMU” Rasim Kiçina” në Drenas
    Një mësimdhënës për Gjuhë Shqipe, deri me 01.11.2022, më mundësi vazhdimi,
  4. SHFMU"Migjeni” në Baicë
    Një mësimdhënës për arsim fillor, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  5. SHMP"Fehmi Lladrovci” në Drenas
    Një mësimdhënës i Gjuhës Angleze deri më 31.08.2022. - Një mësimdhënës me 10 orë për Gjuhë Shqipe, deri me 31.08.2022, më mundësi vazhdimi
  6. SHML"GJ.K.Skënderbeu” në Drenas
    Një mësimdhënës për Psikologji, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë

KUSHTET E PUNËSIMIT: Për gjitha vendet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.05 / 2021

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM: 

  • Aplikacioni i punësimit.
  • Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)
  • Diploma ose Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.
  • Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.
  • Vërtetim i përvojës së punës vetëm në arsim.
  • Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.
  • Kopje të Çertifikatave të trajnimeve përkatëse nëse keni

REKRUTIMI: Intervistat me shkrim më gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do ta bëjë Komisioni i përzgjedhur nga DKA. 

VËREJTJE: 

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-së,të plotësohet rrjedhshëm në gjuhën shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit, Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal. ndërsa dokumentet e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurrimit dhe dukumentet shtesë jashtë dorëzimit në arkiv nuk pranohën.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data e publikimit në mjetet e informimit. 

Drenas, Më: 26.10.2021

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

24/11/2021
22/11/2021
15/11/2021