
Përshkrimi
RN00008532
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 02/03/2022
Afati për aplikim: 01/04/2022 - 15/04/2022
Drejtoria Komunale e Arsimit në Istog duke u bazuar në nenin 67 dhe 68 të Ligjit Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publik, nenit 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës, nenit 35 të Ligjit Nr.04/L-032 Për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Ligjit Nr.03/L-068 për Arsim në Komunate Republikës së Kosovës, UA-MPMS, Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursil në Sektorin Publik ,UA-MASHT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe UA-MASHT, Nr.01/2022 për Ndryshim dhe plotësim të UA-MASI IT, Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, shpall këtë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës
SHFMU "Martin Camaj” Gurrakoc
- Një mësimdhënës/e për Gjuhë Angleze, vendi i lirë i punës nga data 15.05.2022
SHFMU "Ndre Mjeda" Rakosh
- Një mësimdhënës/e për Matematikë, në dy shkolla vendi i lirë i punës normë jo e plotë.
SHFMU "Fan.S.Noli" Llukac i Begut
- Një mësimdhënës/e për Biologji, vendi i lirë i punës nga data 28.04.2022
SHFMU "Avni Rrustemi" Zallq
- Një mësimdhënës/e për mësim klasor, (paralelja e ndarë në Koshë) vendi i lirë i punës nga data 03.05.2022.
Gjimnazi "Haxhi Zeka” në Istog
- Një mësimdhënës/e për Histori zëvendësim deri në përfundim të mandatit të drejtorit të DKA -së (pozitë me afat të caktuar) në dy shkolla “Haxhi Zeka” Istog dhe SHFMU "Tre Dëshmoret” Uçë.
Dokumentacioni i nevojshëm për konkurrim:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilin e plotëson kandidati,
- Rezymeja personale (CV),
- Dokumenti personal (kopja e letërnjoftimit),
- Certifikata e lindjes.
- Kopja e diplomës e vërtetuar të Noteri, ose certifikata në vend të diplomës ju mee vjetër se gjashtë muaj, çdo certifikatë me e vjetër se gjashtë muaj nga datat diplomimit nuk do të merret parasysh Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, duhet l'i keni diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë dhe Inovacionit
- Dëshmitë e rikualifikimeve dhe trajnimeve të akredituara nga MASHT (nëse ka)
- Dëshmia që nuk jeni nën hetime, jo më e vjetër se 6 muaj
- Dëshinia e përvojës së punës në arsim (nëse ka)
Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:
Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcakluara me Udhëzimin Administrativ, MASHTI, Nr.05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.
Konkursi mbetet i hapur për aplikim nga data 01.04.2022 deri 15.04.2022. Aplikacionet merren në Qendrën për Shërbim me Qytetarë, në hyrje të ndërtesës së Komunës, zyra Nr.100, kati përdhes dhe dorëzohet i plotësuar së bashku me dokumentacionin përcjellës, po në të njëjtën zyre. Dokumentacioni duhet të jetë në kopje. Komisioni i pranimit në rast dyshimi do të kërkon origjinalin në intervistë. Ky dokumentacion shërben deri në përfundim të procedurës së konkursit, ndërsa i njëjti nuk kthehet dhe as nuk ruhet. Dokumentacioni i pa kompletuar dhe ai i cili dorëzohet pas afatit nuk do të shqyrtohet. Gjithashtu kandidatët të cilët nuk e plotësojnë qartë dhe saktë formularin e aplikimit (kërkesën) do të refuzohet. Në testin me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet dhe kriteret, bazuar në aktet normative dhe legjislacionin në fuqi, kurse intervistës do t'i nënshtrohen vetëm kandidatët - kandidatet, të cilët- të cilat arrijnë të kenë me shumë se 50 për qind të kalueshmërisë se testit më shkrim.