Mësimdhënës/e (4), Punëtor Teknik (4), Asistent/e (2)

komuna suhareke 150x150 1
Komuna e Suharekës
Publikuar më
01/09/2020
Qyteti
Suharekë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.037L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04, L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.037 L-068, UA nr.1072018 (Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm), UA nr.057 2015(Normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional), Udhëzimit administrativ nr.07,2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall këtë:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2020/2021

SHFMU “Naum Veqilharxhi” në Mohlan

  • Një mësimdhënëse për lëndën fizik-kimi për 10 orë mësimi në javë (deri në perfundim të mandatit të drejtorit të shkollës).
  • Një mësimdhënësje për lëndë gjuhë gjermane, për 18 orë mësimi në javë me
    plotësim orësh në shkolla tjera.

SHFMU Dëshmorët e Tivarit” në Peqan

  • Një mësimdhënës, e për lëndën e edukatës qytetarë me plotësim orësh në shkolla tjera.

SHFMU “V.P. Shkodrani” në Leshan

  • Një mësimdhënësje për lëndë gjuhë gjermane, për 19 orë mësimi në javë me plotësim orësh në shkolla tjera (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

SHFMU “Migjeni” në Gjinoc
Vendi i punës :Një punëtor-e teknik, ndihmës
Kualifikimi: Shkolla mesme
Paga mujore: Koeficienti 4

SHFMU “Iliria” në Savrovë
Vendi i punës :Dy (2) punëtor-e teknik, ndihmës
Kualifikimi : Shkolla mesme
Paga mujore: Koeficienti 4

SHFMU “Dituria” në Samadrexhë
Vendi i punës :Një punëtor-e teknik, ndihmës
Kualifikimi : Shkolla mesme
Paga mujore: Koeficienti 4

Kushtet: Për të gjitha vendet e lira të punës të shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.10, 2018.

Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  • Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje ) e vertetuar tek noteri.
  • Ekstrakti i lindjes
  • Letërnjoftimin (fotokopje)
  • Dëshmia e përvojës së punës (nëse ka)
  • Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHT (nëse ka)

Dy (2) Asistent/e për fëmijët me nevoja të veçanta në nivelin e DKA-së

Përgatitja shkollore: Shkolla e mesme dhe niveli i 5-të (post sekondar) i kualifikimit, asistent
për femijët, nxënësit me nevoja të veçanta arsimore.

Kohëzgjatja e kontratës : deri më 31.08.2021.

Punët dhe detyrat për asistent e për femijë me nevoja të veçanta arsimore:

  • Ndihmon fëmijët, nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe
    mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë:
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-së, lëndëtë
    individualizuara ose mësim në fushatë aktiviteteve:
  • Përgatit material mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme Brenda dhe jashtë
    klasës.
  • Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fër
    formata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve:
  • Promovon arsimin gjithë përfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon
    fëmijët në komunikim, për pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës
    perms bisedës dhe lojës:
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët, nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për
    nevojat fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e
    përgjithshme të tyre:
  • Planifikon me mësuesin mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe
    ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim:
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme
    me prindinv kujdestarin:
  • Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve:
  • Prezenton punën dhe arritjet e nxënësve. Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale,

Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:

  • Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
  • Diplomat ose Certifikatën e diplomës së kualifikimit të nivelit të pestë (5-të) PEARSON
    kopje e vërtetuar,
  • Ekstrakti i lindjes
  • Letërnjoftimin (fotokopje)
  • Dëshmia e përvojës së punës (nëse ka)
  • Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHT (nëse ka)

Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës.

Afati i konkurrimit 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë.

Për orarin e intërvistimit do të informoheni në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës
dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.

Shpallja e plote.

Listime të ngjashme

Roje Pyelli (2)   Vushtrri e re
01/10/2020
29/09/2020
28/09/2020