Mësimdhënës/e (3), Mësues/e

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna e Podujevës
Publikuar më
09/01/2021
Qyteti
Podujevë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. O31L-212 (gazeta zyrare e Republikës së Kosovës nr.9012010) nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në komunat e Kosovës nr. O31L-068, nenit 4 dhe 5, të Udhëzimit Administrativ Nr.0712017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik :

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës

1. Një mësimdhënës për lëndën TIK — 12 orë në javë në SHFMU Luigj Gurakuqi “ Batllavë
2. Një mësimdhënës për lëndën TIK - 12 orë në javë në SHFMU “ Naim Frashëri $ Podujevë
3. Një mësimdhënës për lëndën edukatë fizike —16 orë në javë në SHFMU “ Hasan Ramadani Shajkoc
4. Një mësues klase në SHFMU “ Ali Hadri “ Obranqë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar ( merret në komunë - Qendra për shërbime me qytetarë)
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal( letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterziuara te noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës të TIK-ut

  • Programi teknologji — informatikë
  • Niveli master arsimor— Fakulteti i Edukimit (300 ECTS):
  • Sistemi katërvjeçar,
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS):

 

  • Programi matematikë — informatikë
  • Niveli master arsimor— Fakulteti i Edukimit (300 ECTS):
  • Sistemi katërvjeçar:
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS),

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës të edukatës fizike

  • Niveli master arsimor— Fakulteti i Edukimit (300 ECTS):
  • Sistemi katërvjeçar:
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS):

Kriteret e kualifikimit për mësuesle klase

  • Fakulteti i Edukimit — programi fillor
  • Fakulteti i Mësuesisë

Të gjithë kandidatët e kualifikuar për nivelin master arsimor 300 ECTS nga njësitë e tjera akademike, para datës 10.07.2015,i plotësojnë kriteret për tu përfshirë në procesin e rekrutimit.

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim. Testi me shkrim në maksimum tërheq 100 pikë apo deri 50% të vlerësimit përfundimtar.

Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë,kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi në intervistimin me gojë, bazohet në këto kritere :

  • Njohuritë e përgjithshme 25 pikë
  • Aftësitë e përgjithshme dhe personaliteti 35 pikë, dhe
  • Njohuritë profesionale 40 pikë ku përfshihen përvoja e punës dhe kualifikimi profesional gjatë studimeve).

Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjidhen në pozitat e lartcekura.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata,të cilat janë të dëshmuara me dokumente( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi ).

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test,intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në vveb faqen e komës së Podujevës.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit në tabelën e shpalljeve në objektin e komunës dhe në ueb-faqen e Komunës së Podujevës (06/01/2021 - 20/01/2021).

Aplikacioni i kompletuar(me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për shërbime me qytetarë, në objektin e ri të Komunës.

Vërejtje : Pas aplikimit kandidatët të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme për fazat e tjera të procedurave të konkursit.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

13/01/2021
Arsimtar/e   Fushë Kosovë
09/01/2021
08/01/2021
08/01/2021