Mësimdhënës/e (3)

drenas logo e1558609641693
Komuna e Drenasit
Publikuar më
13/04/2021
Qyteti
Drenas
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68 e Ligjit nr. 06JL-114 për Zyrtaret Publikë të Republikës së Kosovës, në
vështrim të nenit 8 të Ligjit nr.037L-212 të Punës, nenit 5 pikë c të Ligjit Nr. 037L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nenit 35 paragrafi 2,4 i Ligjit Nr.04)L-032 për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, Udhëzimit administrativ nr. 0772017 për rregullimin e procedurave për themelimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik, Udhëzimit Administrativ të MASHT-it, nr. 1072018 për Normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, Komuna e Drenasit (Gllogoc), shpallë:

KONKURS

1. Titulli i pozitës se punës: Mësimdhënës/e

  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU” Shotë Galica” në Tërdec, me kohë të pacaktuar.
  • Një mësimdhënës për arsim fillor në SHFMU”Luigj Gurakuqi” në Sankoc, deri sa të këthehet
    punëtorja prej pushimit të lehonisë.
  • Një mësimdhënës për Gjeografi-Edukatë Qytetare në SHFMU” Dëshmoret e Fortesës” në Vërboc, deri sa të këthehet punëtorja prej pushimit të lehonisë.

1.1. Detyrat dhe përgjegjësitë: Mesimdhënëses/it

1. Të realizoj planprogramin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore, të cilat i rregullojnë fushat përkatëse relevante për vendin e tijfsajftë punës.

1. Të zbatojë detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies.

2. Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet e planprogramit të ri.

3. Të tregojë respekt dhe të sillet me drejtësi, barazi dhe pa dallime me bashkëpunëtorët të cilët punon.

4. Të respektojë autoritetin e drejtpërdrejtë të zyrtarit, të cilit i raporton, dhe t'i kryejë detyrat që mund t'ua caktojë aiJajo. Detyrat e punës duhet të jenë në harmoni me legjislacionin në fuqi.

5. Të mos kërkojë apo të pranojë udhëzime lidhur me kryerjen e detyrave të punës nga asnjë organ tjetër përveç drejtorit të shkollës dhe DKA-së.

6. Të mos e shfrytëzoi pozitën e punës për interesa private në dobi të ndonjë pale të tretë, përfshirë edhe familjen, shoqërinë apo miqësinë e tij.

7. Të ushtrojë maturi maksimale lidhur me të gjitha çështjet e punës. Përfshirë, ruajtjen e informatave (nëse nuk janë publike), të cilat lidhën me procesin e punës dhe raporteve të krijuara prej saj, duke mos komunikuar këto informata me asnjë person fizik dhe juridik, përveç kur informatat e tilla janë të parapara në kuadër të detyrave sipas kësaj kontrate apo autorizimit nga zyrtari të ciliti raporton.

8. Të mbaj orën e kujdestarisë dhe kujdestarinë ditore.

9. I punësuari është i obliguar të respektoj kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.

10. I punësuari sipas kësaj kontrate, nuk do të kryejë punë apo detyrë tjetër, me orar të plotë, nëse puna e tillë, bie ndesh me aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore, pa pëlqimin paraprak me shkrim nga DKA-ja ose përfaqësuesit të saj.

11. Puna do të monitorohet dhe të vlerësohet mbi bazën e rezultateve të arritura të nxënësve, sipas procedurave profesionale nga ana e ekspertëve përkatës.

Institucioni: Komuna e Drenasit
Drejtorati: Drejtorati për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numrii Pozitave: (3) Tre
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës

KUSHTET E PUNËSIMIT:

Për të gjitha vëndet e punës kërkohet përgatitje adekuate profesionale (me fakultete përkatëse), sipas U.A.101 2018-MASHT.

DOKUMENTET E NEVOJSHME PËR APLIKIM:

1. Aplikacioni i punësimit.

2. Kopje e dokumentit të identifikimit ( letërnjoftim, patentë shofer ose pasaportë)

3. Diploma e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik ( vula orgjinale, jo në kopje).

4. Çertifikata e diplomimit- jo më e vjetër së gjashtë muaj, e vërtetuar ne Komunë ose te Noteri publik.

5. Çertifikatë origjinale që nuk është nën hetime, ose e noterizuar, jo më e vjetër së gjashtë muaj.

6. Çërtifikatë mjekësore për gjendjen shëndetësore lidhur më çështjen e punësimit, për kandidatët që pranohen në punë.

REKRUTIMI:

Intervistat me shkrim, me gojë dhe përzgjedhjen e kandidatëve do të bëjë Komisioni i përzgjedhur nga Drejtorati për Arsim në Drenas.

VËREJTJE:

Aplikacioni për konkurim merret në zyrat e DKA-s, të plotësohet rrjedhshëm në Gjuhën Shqipe dhe me shkronja të mëdha të shtypit.

Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Arkivin Komunal, ndërsa dokumentët e pakompletuara, ato që arrijnë pas afatit të konkurimit dhe dokumentet shtesë jashtë afatit të dorëzimit në arkiv nuk pranohen, dhe dukumentacionet e dorëzuara për aplikim nuk kthehen.

AFATI DHE MËNYRA E APLIKIMIT:

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 12.04.2021 deri 26.04.2021.

Njoftimet dhe rezultatet shpallen në vveb faqen zyrtare të Komunës së Drenasit dhe në linkun:  https://konkursi.rks-gov.net/

Listime të ngjashme