Mësimdhënës/e (3)

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
Komuna Klinë
Publikuar më
08/01/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Mbështetur në nenin 8, pika 1, të Ligjit të pagë 031L-212 si dhe në nenin 5, pika c, të Ligjit nr. 037L 068 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës, nenin 35 të Ligjit për Arsim Parauniversitar 04)L-32, nenin 4 pragrafi 6 dhe 7 të Udhëzimin Administrativ 0772017 ( MPMS), si dhe në normativin mbi përzgjedhjen e kuadrit mësimor UA 1072018, dhe Normativi për mësimdhënësit e arsimit profesional UA 0572015, Drejtoria Komunale e Arsimit në Klinë shpall:

KONKURS

Pozita | Shkolla | Orë mësimore | Kohëzgjatja | Fillon punën

  • Mësimdhënës për lëndën e matematikës | SHMP “Fehmi Agani”  Klinë | 10 orë | Vendi lirë | Pas konkursit
  • Mësimdhenës për mesim klase | SHFMU” Motrat  Qiriazi”në Zajm | Normë e  plotë | Zëvëndësim  lehone | Pas konkursit
  • Mësimdhënës për edukate muzikore | SHFMU” Dëshmorët Volljake dhe SHFMU  ”Emin Duraku” në Sferkë | 12 orë (8 orë Sferkë, 4 orë Volljak) | Vend i lirë | Pas konkursit

KUSHTET:

  • Për këto vende të punës kërkohet përgatitja adekuate profesionale (Diploma e Fakultetit përkates. konform udhëzimit administrativ 1072018 mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm, UA 0512015 për normativi për mësimdhënësit e arsimin profesionale si dhe UA nr.07:2017 (MPMS):

Përshkrim i detyrave dhe përgjegjësive

Të realizojë plan programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi
Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore
Të përgatisë me rregull planin mësimor vjetor, mujor dhe ditor në përputhje me kurrikulën,e në
pajtim me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi
Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet
kurrikulare

Të kontrollojë me rregull dhe të mbajë evidencën për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës, si dhe të jetë në gjendje t' i raportojë prindit apo kujdestarit të familjes

Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve të tjera në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës

Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual

I punësuari është i obliguar të respektoi kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore.

Bashkëpunon me organet e shkollës dhe me të gjitha institucionet tjera profesionale.

DOKUMENTACIONI PËR APLIKIM:

Aplikacioni merret në DKA, duke ia bashkëngjitur dokumentet tjera si më poshtë:

- Diploma (certifikata) e fakultetit e fotokopjuar dhe e vertetuar nga organi përkatës juridik — noteri.
- Certifikata e lindjes.

- Letëmjoftimi i fotokopjuar.

- Dokumenti i përvojës se punës në arsim (nëse ka).

-Licencë të mësimdhënies ( nëse ka)

- Dokumentimi i trajnimeve profesionale arsimore (nëse ka).

- Vërtetimi se aplikuesi nuk është në procedurë të hetimeve, apo i dënuar për vepër penale.

UDHËZIM PËR APLIKIM:

Afati i konkurrimit është 15 ditë nga data e publikimit dhe mbyllet më datë 23.01.2021. Për datën dhe orën e testit dhe intervistimit ju njoftojmë menjëherë pas mbylljes së konkursit, në vvebfaqen e komunes dhe tabelen e shpalljeve. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në DKA bashkë me dokumentet e cekura më lart.

Vërejtje : Aplikacionet e dorëzuara pas afatit të paraparë nuk pranohen, ndërsa aplikacionet e
mangëta refuzohen si dhe nuk kthehen pas konkurimit.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme

13/01/2021