Mësimdhënës/e (3)

dragash logo min e1558652293568
Dragash
Publikuar
20/04/2022
Skadon
27/04/2022
Lokacioni
Dragash
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008653
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 21/03/2022
Afati për aplikim: 20/04/2022 - 27/04/2022

Në bazë të nenit 67, 68 dhe 69 të Ligjit Nr. 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenit 5, pikës c. të Ligjit  Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Ligjit Nr. 04/l-032 për Arsimin  Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nenit 8 të Ligjit Nr. 03/L-212, të Punës, Udhëzimit  Administrativ (MAShTI) Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të  Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ (MAShTI) Nr. 05/2015 Normativi për mësimdhënësit e  arsimit profesional, Udhëzimit Administrativ 07/2017 për Rregullimin e Procedurave të  Konkursit në Sektorin Publik, Drejtoria e Arsimit në Dragash, shpall:  

  

K O N K U R S – Rishpallje 

PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS  

Nr. | Institucioni | Pozita | Vend i lirë/Zëvendësim

  1. Shfmu’’ Shaban Shabani’’Llopushnik | Arsimtar/e i/e matematikës | Zëvendësim deri sa punëtorja të kthehet nga  pushimi i lehonisë
  2. Shfmu’’ Fetah Sylejmnai’’ Dragash | Mësues/e klasor/e – komuniteti boshnjak | Vendi i lirë
  3. Shfmu’’ Fetah Sylejmnai’’ Dragash | Mësues/e klasor/e – komuniteti boshnjak | Zëvendësim deri sa  punëtorja të kthehet nga  pushimi i lehonisë

Dokumentet e nevojshme:  

  • Formulari i aplikimit i plotësuar; ( merret në zyrën nr.4 në DKA)
  • Rezymeja Personale (CV); 
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) kopje; 
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të  noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër  se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh; 
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali)
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka). 
  • Me rastin e themelimit të marrëdhënies së punës, punëtori/ja është e detyruar të sjellë  certifikatën e gjendjes shëndetësore. 

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e  intervistimit.  

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me  dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).  

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me aktet juridike të  lartshënuara.  

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të  Arsimit të Përgjithshëm, kandidatët për të konkurruar për këto pozita duhet t’i plotësojnë këto  kritere të kualifikimit:  

  • Niveli master arsimor- Fakulteti i Edukimit (300 ECTS);  
  • Sistemi katërvjeçar;  
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS).  

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënësit  

  • Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi,  që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës; 
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e  mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet  Kurikulare; 
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Vërejtje: Sipas pikës 3 të nenit 11 për Kualifikimet e Mësimdhënësve, në Udhëzimin Administrativ  (MAShTI) Nr. 05/2021 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm,  qartësohet se: “Të gjithë të kualifikuarit në njësitë akademike që kanë përfunduar master arsimor  300 ECTS, sistemin katërvjeçar (profesor) dhe baçelor katërvjeçar 240 ECTS, kanë të drejtë të  barabartë konkurrimi në arsimin parauniversitar të paraparë me nenin 6 dhe 7 të këtij udhëzimi” 

Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk  do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen. 

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i  nënshtrohen testimit me shkrim.  

Në test me shkrim do të ftohen ata kandidat të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të  lartcekura.  

Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet  në ueb faqen e Komunës së Dragashit: https://kk.rks-gov.net/dragash/ dhe përmes email-it  (sipas të dhënave në aplikacionin e kandidatit/es).  

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë bëhet në varësi të lirimit real të vendit të punës në  IEAA . 

Në këtë konkurs zhvillohen procedurat e rekrutimit për vitin shkollor 2021/2022.   Afati dhe mënyra e aplikimit  

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në DKA zyra  nr.4 përmes protokollit.  

Dokumentet e dërguara pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen nga Komisioni.  Afati i aplikimit është 8 ditë. Data e njoftimit në ueb faqen: https://konkursi.rks-gov.net/ është prej datës 21/03/2022 deri me datën 19/04/2022, ndërsa data e aplikimit është nga data  20/04/2022 deri me datën 27/04/2022 Përveç ueb faqes unike të procedurave të konkurrimit,  konkursi publikohet edhe në ueb-faqe zyrtare të Komunës: 

https://kk.rks-gov.net/dragash/ 

Shpalljet e ngjashme