Mësimdhënës/e (3)

komuna obiliq 1 e1558652436109
Komuna e Obiliqit
Publikuar më
29/09/2020
Qyteti
Obiliq
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Bazuar në nenin 8, paragrafi 1 dhe 2, te Ligji i Punës, nr.03/L -212, neni 5, paragrafi c, Ligji për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, neni 35, Ligji për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës, nr.04/L-032, Udhëzimet Administrative të MASHT-it, nr.10/2018, nr.17/2009, dhe nr.07/2017 rregullimi i procedurave në sektorin publik, dhe në kërkesat e Institucioneve Arsimore, me datë 29.09.2020, shpallë:

KONKURS
(Për plotësimin e vendeve të punës)

SHFMU “Dr. Ibrahim Rugova” në Obiliq
Një arsimtar për lëndën e Edukatë Fizike (zëvendësim i pushimit mjekësorë).

SHFMU “Pandeli Sotiri” në Obiliq,
Nijë arsimtar për lëndën e Gjuhës Gjermane (përveg shkollës së lartcekur do të punojë edhe në SHFMU “Naim Frashëri” në Breznicë dhe SHFMU “Abdurrahmon Gërguri” në Dardhishtë).

SHFMU “Naim Frashëri” Breznicë
Një arsimtar për lëndët e Art dhe Edukatë Muzikore (zëvendësim i pushimit të lehonisë).

Kushtet për mësimdhënës:

Kërkohet kualifikimi profesional përkatës, sipas Ligjit mbi Arsimin Fillor dhe të Mesëm në Republikën e Kosovës dhe Udhëzimin Administrativ (MASHT), nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional Të Arsimit Të Përgjithshëm.

Kandidatët gë konkurrojnë për mësimdhënës duhet ta sjellin:

  • Diplomën së fakultetit të vërtetuar apo noterizuar (kopje)
  • Dëshminë për përvojën e punës
  • Certifikatën e lindjes
  • Letërnjoftimin (kopje)
  • Certifikate nën hetime

Kandidatët, që konkurrojnë për këto vende të punës, të cilët kanë diplomuar jashtë Republikës së Kosovës, të cilët nuk 1 kanë diplomat e nostrifikuara në MASH nuk do të përfshihen në listën e ngushtë.

Për të gjitha vendet e punës fletëkërkesat merren në Zyrën e Pranimit të KK-së, apo në faqen zyrtare të komunës dhe dorëzohen me dokumentet të kompletuara në të njëjtën zyre. Kandidatët do të ftohen në intervistë përmes telefonit.

Afati i konkursit është 15 ditë nga dita e publikimit në shtyp dhe te faqja zyrtare e komunës.

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e   Dragash
14/10/2020
09/10/2020
07/10/2020
07/10/2020