Mësimdhënës/e (26)

64x64 gjakove gjakova komuna e gjakoves
Komuna e Gjakovës
Publikuar më
27/03/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr.06/L-114, nenit 5 pikë c të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr.03/L-068, nenit 37 paragrafi 2 i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr.04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, si dhe nenit 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës, Komuna e Gjakovës shpall:

KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës 

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e

Shkolla “Gjergj Fishta” në Bishtazhin dhe shkolla “Hamez Cena” në Demjan

  • Një (1) mësimdhënës/e për lëndën e Edukatës Muzikore me 20 orë mësimi në javë | Vend i lirë

Shkolla “Rilindja” në Dobrigje

  • Dy (2) mësimdhënës/e të mësim klasor | Vend i lirë
  • Një (1) mësimdhënës/e i/e lëndës së Matematikës me 16 orë mësimi në javë | Vend i lirë

SHMLT “Nexhmedin Nixha” në Gjakovë

  • Një (1) mësimdhënës/e i/e lëndës Operator i Transportit rrugor me 20 orë mësimi në javë | Vend i lirë
  • Një (1) mësimdhënës/e në profilin Energjetikë dhe Instalues elektrik me 20 orë mësimi në javë | Me kohë të caktuar
  • Një (1) mësimdhënës/e në profilin Operatorë Prodhimi dhe Automekanikë me 20 orë mësimi në javë |  Vend i lirë
  • Një (1) mësimdhënës/e në profilin Rrobaqepësi me 20 orë mësimi në javë |Me kohë të caktuar

Shkolla ”Zekeria Rexha” në Gjakovë

  • Një (1) Bibliotekist/e | Vend i lirë
  • Një (1) asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta | Vend i lirë

Institucioni Parashkollor “Ganimete Terbeshi” në Gjakovë

  • Tri (3) Edukatore | Vend i lirë

Shkolla “Hamëz Cena” në Demjan

  • Një (1) mësimdhënës/e të mësimit klasor | Vend i lirë

Shkolla “Dëshmorët e Dushkajës” në Bardhaniq

  • Një (1) mësimdhënës/e të lëndës së Matematikës me 16 orë mësimi në javë | Vend i lirë

Shkolla ”Ukshin Miftari” në Skivjan

  • Një (1) mësimdhënës/e të mësimit klasor | Vend i lirë

SHMU Muz.”Prenk Jakova” në Gjakovë

  • Një (1) mësimdhënës/e për lëndën Piano me 5 orë mësimi në javë | Vend i lirë
  • Një (1) mësimdhënës/e për Korepetitim (shoqërues në piano) me 5 orë mësimi në javë | Vend i lirë

SHMLM “Hysni Zajmi” në Gjakovë

  • Një (1) mësimdhënës/e (Mjek i/e përgjithshëm/e) për lëndët mjekësore me 24 orë mësimi në javë | Vend i lirë

Gjimnazi Hajdar Dushi” paralelja e ndarë në Ponoshec dhe Shkolla “Bajram Sadriu” në Berjahë

  • Një (1) mësimdhënës/e të Edukatës Fizike me 4 orë mësimi në javë dhe 6 orë edukatë fizike | Gjithsej 10 orë – Vend i lirë

Shkolla “Anton Çetta” në Dol

  • Një (1) mësimdhënës/e     i/e Mësimit Klasor | Vend i lirë

Shkolla “Emin Duraku” në Gjakovë

  • Një (1) mësimdhënës/e i/e      Gjuhës Rome (mësim plotësues) | Vend i lirë

Shkolla “Pjetër Muqaj” në Guskë

  • Një (1) Edukatore me 10 orë mësim në javë | Vend i lirë

Shkolla “Mustafa Bakija” në Gjakovë

  • Një (1) Asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta | Vend i lirë

Shkolla “Zef Lush Marku” në Brekoc

  • Një (1) Mësimdhënës/e mbështetës/e | Vend i lirë

Shkolla “Ahmet Rrustemi” në Bec

  • Një (1) mësimdhënës/e të Matematikës me 11 orë mësimi në javë | Vend i lirë

Institucioni: Komuna e Gjakovës;
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim;
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik;
Numri i Pozitave: (26) njëzet e gjashtë;
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës;
Kohëzgjatja e emërimit: Në kohë të pacaktuar.

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e 

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës , në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në

Detyrat dhe përgjegjësitë për Asistent/e për fëmijë me nevoja të veçanta:

  • Ndihmon fëmijët/nxënësit në zhvillimin dhe promovimin e pavarësisë, orientim dhe mobilitet, transport, pozitën dhe uljen e nxënësit në klasë;
  • Punon me mësimdhënësit dhe stafin tjetër për zbatimin e PIA-ës, lëndë të individualizuara ose mësim në fusha të aktiviteteve;
  • Përgatit materiale mësimore si dhe menaxhon me pajisjet e nevojshme brenda dhe jashtë klasës; Vëzhgon dhe dokumenton vështirësitë dhe nevojat e identifikuara të fëmijëve, përgatitë informata kthyese për vështirësitë dhe arritjet e fëmijëve;
  • Promovon arsimin gjithëpërfshirës dhe pranimin e të gjithë fëmijëve në klasë, inkurajon fëmijët në komunikim, për pjesëmarrje në lojë dhe stimulimin e të folurit dhe gjuhës përmes bisedës dhe lojës;
  • Mbikëqyrë dhe ndihmon fëmijët/nxënësit gjatë racioneve ushqimore, kujdeset për nevojat fizike dhe mjekësore të nxënësve dhe asiston në veshjen dhe pastërtinë e përgjithshme të tyre;
  • Planifikon me mësuesin/mësuesit programin ditor dhe javor për mësim, aktivitete dhe ngjarje me qëllim të mbështetjes së fëmijëve për mësim;
  • Promovon bashkëpunimin shkollë-shtëpi, mbështetë dhe diskuton çështje të ndjeshme me prindin/kujdestarin; Respekton rregullat dhe etikën e shkollës, sjelljet e mira ndaj nxënësve;
  • Prezanton punën dhe arritjet e nxënësve. Informacionet në shkollë i trajton si plotësisht konfidenciale;
  • Përgjigjet për punët dhe detyrat e punës që rrjedhin nga përshkrimi i punëve për këtë vend të punës. Kryej detyrat tjera të cilat i cakton drejtori i shkollës.

Kushtet dhe Kualifikimi:

Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr.10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.05/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme: 

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit nuk do të merret parasysh;
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikatën nga Gjykata se nuk është nën hetime (origjinali);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka). 

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Afati dhe mënyra e aplikimit:

30 ditë nga dita e publikimit të konkursit mbetet vetëm njoftim, ndërsa konkursi mbetet i hapur 15 ditë, aplikacionet dorëzohen nga data 26.03.2021 deri 09.04.2021(15:00).

Paraqitja e kërkesave:

Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e administratës së Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb-faqja zyrtare e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rr. “UÇK” nr. 53, 50000 Gjakovë.

Rezultatet shpallën në linkun: https://konkursi.rks-gov.net/ dhe https://kk.rks- gov.net/gjakove/category/konkurset-njoftimet/

-Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.

Listime të ngjashme

12/04/2021
12/04/2021
12/04/2021
06/04/2021