Mësimdhënës/e (20)

lipjan
Komuna e Lipjanit
Publikuar më
30/12/2020
Qyteti
Lipjan
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të nenit 67 dhe 68, tё Ligjit për Zyrtarët Publikë Nr. 06/L-114, nenit (5 pikë c) të Ligjit mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, nenit 35 (paragrafi 2 dhe 4) i Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës Nr. 04/L-032, Udhëzimit Administrativ 10/2018 Për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, shpall:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Titulli i vendit të punës: Mësimdhënës/e

SHFMU ”Vëllëzërit Frashëri” në Lipjan:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, dy (2) mësues/e klase
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Matematikë

SHFMU ”Zenel Hajdini” në Gadime:

  • Vend i lirë: 12 orë mësimi në javë, lënda Gjeografi
  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Dy Dëshmorët” në Dobraj e M PNF Gllanicë:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Ibrahim Banushi” në Shalë PNF Kleqkë:

  • Vend i lirë: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Haradin Bajrami” në Magure:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, tre/i (3) mësues/e klase

SHFMU ”Emin Duraku” në Banullë:

  • Zëvendësim: 10 orë mësimi në javë, lënda Gjuhë Shqipe

SHFMU ”Hasan Z. Kamberi” në Sllovi:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, mësues/e klase

SHFMU ”Migjeni ” në Rufc i Ri:

  • Vend i lirë: 14 orë mësimi në javë, lënda Fizikë

SHFMU ”Ernest Koliqi” në Babush i M:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Kadri Beba” në Ribar i M:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Ibrahim Krasniqi” në Smallushë:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Fehmi Agani” në Medvec:

  • Vend i lirë: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHFMU ”Drita” në Rubovc:

  • Vend i lirë: 20 orë mësimi në javë, Mësues/e klase

SHMP ”Adem Gllavica” në Lipjan:

  • Vend i lirë: 20 orë mësimi në javë, lëndë të Elektros

SHML Gjimnazi ”Ulpiana” në Lipjan:

  • Zëvendësim: 20 orë mësimi në javë, lënda Matematikë

Institucioni: Komuna e Lipjanit
Departamenti/Drejtoria: Drejtoria për Arsim
Lloji i pozitës: Nëpunës i Shërbimit Publik
Numri i Pozitave: (20) njëzet
Titulli i mbikëqyrësit: Drejtori i Shkollës

Kushtet e përgjithshme dhe të veçanta për pranimin e zyrtarëve publikë

  • Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
  • Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
  • Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
  • Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
  • Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
  • Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas ligji.

Detyrat dhe përgjegjësitë për Mësimdhënës/e

  • Të realizoj planprogramin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi që rregullojnë fushat përkatëse për vendin e tij/saj të punës;
  • Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
  • Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
  • Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
  • Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe
  • Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit arsimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2018 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ Nr.

06/2015 Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre Udhëzimeve Administrative nuk do të shqyrtohen, përkatësisht refuzohen.

Dokumentet e nevojshme:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar;
  • Rezymeja Personale (CV);
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë) i fotokopjuar;
  • Diplomat e kualifikimit ose certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara tek
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT;
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime (origjinal);
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka);
  • Nëse kandidati/ja ka interes të aplikoj në më shumë vende, atëherë duhet të bëj aplikim të ri për secilën shkollë, duke i bashkangjitur të gjitha dokumentacionet e kërkuara);

Dokumentet duhet të jenë në kopje dhe ato nuk kthehen.

Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).

Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, do të jetë në varësi të lirimit real i vendit të punës (datës së pensionimit, pushimit të lehonisë apo mungesës tjetër).

Afati dhe mënyra e aplikimit: Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga data 30.12.2020 deri 13.01.2021

Paraqitja e kërkesave: Kandidatët e interesuar, duhet t’i marrin aplikacionet dhe tё plotësuara ti dorëzojnë në Qendrës për Shërbime me Qytetarë nё Komunën e Lipjanit.

  • Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.
  • Njoftimet dhe  rezultatet  shpallen  në  ueb  faqen  e  Komunës  https://kk.rks-gov.net/lipjan/ dhe tabelën e shpalljeve të Komunës.

Listime të ngjashme

13/01/2021
09/01/2021
Arsimtar/e   Fushë Kosovë
09/01/2021
08/01/2021