
Përshkrimi
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, UA nr.05/2021 (Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm),UA MASHTnr.08/2021,Udhëzimit administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall dhe rishpall:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës
1. SHFMU "Dëshmorët e Tivarit”-Peqan
- Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe
Koeficienti: A-421
2. SHFMU ”Sadri Duhla” - Duhël
- Një mësimdhënës/e për lëndët histori-edukatë qytetare në Lagjen e Sopës dhe Greiqec (zëvendësim i pushimit të lehonisë)
Koeficienti: A-421
Kushtet: Për vendet e lira të punës për mësimdhënës/e të shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr.05/2021 dhe UA-MASHT nr.08/2021.
3. SHFMU "Dituria” në Samadraxhë
- Një punëtor/e teknik-ndihmës -rishpallje
Koeficienti: A-4/1
Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
- Ekstrakti i lindjes
- Letërnjoftimin (fotokopje)
- Dëshmi që nuk jeni nën hetime.
- Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje ).
- Kandidatët të cilët kanë diplomuar jashtë Repubikës së Kosovës duhet t'i kenë diplomat e nostrifikuara nga Minsitria e Arsimit, Shkencës ,Teknologjisë dhe Inovacionit.
- Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka)
- Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHTI (nëse ka)
Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës. Afati për pranimin e aplikacioneve është 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit në mjetet e informimit publik.
Për orarin e intërvistimit do të informoheni në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.