Mësimdhënës/e (2), Mësues/e (1)

Komuna e Pejës
Publikuar më
17/11/2020
Qyteti
Pejë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr. 90/2010), Nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 4 dhe 5,Ligjit për Arsimin Parauniversitar neni 35 ,Udhëzimit Administrativ Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik ,  Udhëzimit Administrativ 10/2018  Normativi mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm , Drejtoria Komunale e Arsimit në Pejë shpallë:

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS 

Vendi i punёs | Pozita | Kohëzgjatja e Kontratës | Orё pune nё javё

  1. ShFMU | ”Vaso Pashë Shkodrani” | Mësimdhënës për lëndën e Matematikës | Në kohë të caktuar Zëvendësim i pushimit mjekësor | 20 orë
  2. ShFMU”Ramiz Sadiku”| Mësimdhënës për lëndën e Matematikës | Në kohë të caktuar Zëvendësim i pushimit mjekësor | 20 orë
  3. ShFMU”28 Nëntori “ P.N. Lubeniq | Mësues/e klase | Në kohë të caktuar deri më 28.02.2020 | 20 orë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit (merret në Drejtorinë e Arsimit)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë).
  • Çertifikata e lindjes
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara të noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh.
  • Çertifikata që nuk jeni nën hetime.
  • Dëshmi të përvojës së punës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr 04/L-032 dhe , Ligji Nr. 03/L-068) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHT-it (UA Nr 10/2018) si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit për pozitën 1 dhe 2  janë :

  1. Niveli Master Arsimor – Fakulteti Edukimit 300 ECTS
  2. Sistemi katërvjeçar
  3. Baçelor katërvjeçar (240 ECTS)

Kriteret e kualifikimit për  pozitën 3

Fakulteti i Edukimit /programi fillor 240 ECTS

Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t’i nënshtrohen testimit me shkrim dhe testit me gojë sipas nenit 10 dhe 11 të Udhëzimit  Administrativ nr. Nr.07/2017, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik.

Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.

Të gjitha dokumentet duhet të jenë origjinale.

Afati dhe mënyra e aplikimit;

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik, duke filluar nga data e publikimit më 17.11.2020 deri më 01.12.2020        

Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes protokollit,në Drejtorinë e Arsimit –Komuna Pejë.

Listime të ngjashme

Mësues/e   Pejë
26/11/2020
25/11/2020
23/11/2020