
Përshkrimi
RN00008456
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 23/02/2022
Afati për aplikim: 25/03/2022 - 08/04/2022
Në bazë të nenit 68 paragrafi 1 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr.06/L-114 për Zyrtaret Publikë e në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 03/L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. 03/L-068, Ligjit për Arsimin parauniverzitar në Republikën e Kosovës, Nr. 04/L-032, të datës 29.08.2011 nenit 34 dhe 35 Udhëzimit Administrativ ( 'MPMS)Nr.07/2017 për rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik Neni 4. Udhëzimit Administrativ MASHT Nr.05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm. Drejtoria për Arsim dhe Edukim shpall:
KONKURS
Viti shkollor -2021/2022
Nr. | Niveli, Shkolla | Pozita | Vendi i lire/zevendesim | Ore | Numri i pozitav
- SHFMU" Salih Bytyçi” në Shkozë me 16 orë mësimore dhe në SHFMU" Gjergj Kastrioti" në Llazicë me 5 orë mësimore | Gjuhë angleze | Zëvendesim i lehonisë | 1 | 20
Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
- Formulari i aplikimit
- Rezymeja personale (CV)
- Dokumenti personal (letërnjoftimi ose pasaporta)
- Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), çertifikatat në vend të diplomës jo më të vjetra se gjashtë muaj.
- Çertifikata që nuk jeni nën hetime
- Dëshmitë e përvojës në institucionet arsimore (nëse ka)
- Çertifikata e lindjes
Kushtet dhe Kualifikimi:
Në bazë të Udhëzimit Administrativ Nr. 05/2021 Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të përgjithshëm.
Në mungesë të kandidatëve me kualifikim përkatës, do të shqyrtohen edhe aplikacionet e kandidatëve me kualifikim më të përafërt.
Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ata që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)
Për intervistë do të ftohën ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura.
Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë dhe orari i intervistave publikohet në ueb faqen e Komunës së Malishevës.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
Themelimi i marrëdhënies së punës:
Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit të kontratës së punës.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Të gjithë kandidatët e interesuar duhet t'i marrin aplikacionet dhe të plotësuara të dorëzohen pranë Qendrës për Shërbim me Qytetar në Komunën e Malishevës. Data e njoftimit është prej dt; 22.02.2022. deri me dt, 21.03.2022, ndërsa data e aplikimitështë nga dt; 22.03.2022 deri me dt; 06.04.2022, në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.
Të gjithë kandidatët që kanë mbaruar studimet jashtë Shtetit të Republikës së Kosovës, e që konkurrojnë për këto pozita, duhen që diplomat e tyre (gradat universitare të fituara) të jenë të njohura nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në të kundërtën komisioni gjatë selektimit të aplikacioneve, do të refuzoj çdo aplikacion të kandidatëve të cilët nuk e kanë plotësuar këtë kushte të konkursit.
Në intervistë do të ftohën vetëm kandidatët nga lista e ngushtë.