
Përshkrimi
Në bazë të nenit 64, paragrafi 1 të Ligjit për Zyrtarët Publik Nr. 06IL-114, nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës, nr. 031L-212,( Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.9012010), Neni 5 pikës c. të Ligjit për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr. O31L-068, Udhëzimit Administrativ (MPMS) Nr.0712017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit Publik, Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 1042018 datë: 20.07.2018. Për Normativin Mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimit Administrativ MASHT Nr. 0512015, Normativi Për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional. Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan, shpallë këtë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të punës
Nr | Niveli, Shkolla | Pozita | Vend i Lirë/Me kohë të caktuar/Zëvendësim | Numri i pozitave
1 | Shkolla Fillore e Mesme e Ulët “Jusuf Gërvalla” Prapaqan | Mësimdhënës/e i/e Matematikës (Rishpallje) | Vend i Lirë (16 orë) | 1
2 | Shkolla e Mesme Teknike "Tafil Kasumaj'” Deçan | Mësimdhënës i/e lëndëve të mjekësisë | Vendi Lirë (16 orë) | 1
Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:
- Formulari i aplikimit:
- Rezymeja personale (CV):
- Dokumenti personal(letërnjoftimi ose pasaporta - kopje):
- Diploma e kualifikimit e noterizuar:
- Trajnime (nëse ka):
- Vërtetimin për përvojën e punës (nëse ka):
- Certifikata që nuk jeni nën hetime:
- Certifikata e lindjes:
Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara në MASHT.
Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuar dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen.
Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
Për intervistë do të ftohën vetëm kandidatët, të cilët i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të cekura, në mungesë kualifikimi i përafërt.
Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje, (kualifikimet universitare duhet të jenë të noterizuara), dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistës.
Afati dhe mënyra e aplikimit
Konkursi mbetët i hapur 15 ditë nga dita e shpalljes së konkursit në faqen zyrtare të komunës, duke filluar nga data e publikimit më: 03.02.2021 më datën: 17.02.2021.
Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet përmes zyrës së DKA-së Nr. 52 , në objektin e Komunës së Deçanit.