Mësimdhënës/e (19), edukator/e

Komuna Kline 150x150 1 e1600679607861
komuna e Klinës
Publikuar më
03/09/2021
Qyteti
Klinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Duke u bazuar ne nenin 67 dhe 68 te ligjit të Zyrtareve Publik Nr. 06JL-114, nenit 8 te ligjit të Punës nr. 037L-212, nenit 35 te Ligjit te Arsimit Parauniversitar nr. 041L-32, nenin 5, pika c, të Ligjit nr. 037L 668 për arsimin në komunat e Republikës së Kosovës dhe Udhëzimit Administrativ nr. 0772017, UA 0572021 Normativin mbi kuadrin profesional te Arsimit te Përgjithshëm, UA 0572015 Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, Drejtori i Drejtorisë së Arsimit shpall:

KONKURS PUBLIK
Për pozitat e lira si në vijim

  • 1 mësimdhënës klase- SHFMU” Dëshmorët” Volljakë, paralele e ndarë në Perqevë, zëvendësim lehone
  • 1 mësimdhënës për gjuhë shqipe - SHFMU” Dëshmorët e Qëndresës” në Gllarevë-10 orë-vend i lire
  • 1 mësimdhënës klase -SHFMU” Ymer Berisha” Siqevë —zëvendësim lehone
  • 1 mësimdhënës klase- SHFMU” Ismet Raci” në Klinë- zëvendësim lehone
  • 1 mësimdhënës për gjuhë shqipe -SHFMU ”Atë Shtjefen Gjeqovi” në Zllakuqan-18 orë deri me 31.08.2022.
  • 1 mësimdhënës për drejtimin e mjekësisë-mjek i mjekësisë së Përgjithshme-SHMP” Fehmi Agani” në Klinë-vend i lirë
  • 1 mësimdhënës në infermieri-Master në infermieri -SHMP” Fehmi Agani” në Klinë- vend i lirë
  • 1 mësimdhënës i gjeografisë- SHML” Luigj Gurakuqi” në Klinë, vend i lirë 10 orë
  • 1 mësimdhënës për mësim klase -SHFMU” Motrat Qiriazi” në Klinë-vend i lirë — nga data 03.11.2021
  • 1 mësimdhënës për mësim klase -SHFMU” Tre Dëshmorët” në Jashanicë- nga data 05.11.2021
  • 1 edukator për para-fillor- SHFMU” Nëna Terezë” Budisale dhe SHFMU” Atë Gjergj Fishta” Jagodë- vend i lire 20 orë
  • 1 mësimdhënës për mësim klase - SHFMU” Atë Gjergj Fishta” në Jagodë- vend i lirë
  • 1 mësimdhënës për gjuhë angleze-SHFMU” Avni Zhabota” në Shtupel- zëvendësim lehone
  • 1 mësimdhënës për lëndët e tekstilit -SHMP” Fehmi Agani Klinë- vend i lirë
  • 1mësimdhënës për lëndën filozofi -SHML” Luigj Gurakuqi” në Klinë-19 ore- vend i lirë
  • 1 mësimdhënës për lëndën e psikologjisë në SHML” Luigj Gurakuqi” në Klinë -10 orë —vendi lirë
  • 1 mësimdhënës për gjuhë angleze- SHFMU” “Motrat Qiriazi” në Klinë- zëvendësim lehone
  • 1 mësimdhënës për matematikë - 8 orë në SHFMU“ Dëshmorët” Volljakë dhe 4 orë TIK në SHFMU” Zgjimi” Gremnik, me mandat te drejtorit te shkollës.
  • 1 mësimdhënës për gjuhë angleze- SHFMU” Dëshmorët” në Volljakë- zëvendësim lehone
  • 1mësimdhënës për mësim klase- SHFMU” Isa Boletini” në Drenoc- zëvendësim lehonë

Koeficienti: 5.82 për mësimdhënës në shkolla fillore
6.36 për mësimdhënës në shkolla të mesme

Kualifikimi: Sipas UA 052021 —Normativin mbi kuadrin profesional të Arsimit të Përgjithshëm, LIA 0572015 Normativin për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional

Përshkrimi i detyrave punuese:

  • Të realizojë plan-programin mësimor për vendin përkatës të punës duke u bazuar në Ligjin mbi Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës dhe në aktet e tjera nënligjore me kërkesat për përshtatjen e mësimdhënies aftësive dhe prirjeve individuale të çdo nxënësi
  • Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe të vlerësimit në përputhje me udhëzimet kurrikulare
  • Të kontrollojë me rregull dhe të mbajë evidencën për suksesin dhe progresin individual të secilit nxënës, si dhe të jetë në gjendje t' i raportojë prindit apo kujdestarit të familjes
  • Të marrë pjesë aktive në përgatitjen e programeve dhe aktiviteteve të tjera në shkollë, kur kërkohet nga drejtori i shkollës
  • Të kujdeset për zhvillim të vazhdueshëm profesional individual
  • I punësuari është i obliguar të respektoi kodin e veshjes dhe të sjelljes, të përcaktuar me rregulloren e brendshme të shkollës dhe akteve tjera ligjore dhe nënligjore
  • Bashkëpunon me organet e shkollës dhe me të gjitha institucionet tjera profesionale.

Dokumentet e nevojshme për aplikim:

  1. Aplikacioni i punësimit
  2. Kopja e dokumentit te identifikimit (letërnjoftimi)
  3. Diploma e vërtetuar te noteri publik
  4. Certifikata e diplomimit jo më e vjetër se gjashtë muaj e vërtetuar te noteri
  5. Certifikata qe nuk është nën hetime
  6. Certifikata e lindjes.

Mënyra e aplikimit: - Dokumentacioni i aplikimit dorëzohet në kopje fizike se bashku me formularin e aplikimit ne Drejtorin e Arsimit . Formulari i aplikimit mund te shkarkohet nga link https://konkursi.rks-gov.net/ Rekrutimi: intervista me shkrim dhe goje dhe përzgjedhjen e kandidateve do te beje Komisioni i përzgjedhur nga DKA

Themelimi i marrëdhënies se punës: - Marrëdhënia e punës themelohet vetëm nga dita e nënshkrimit te kontratës se punës

Aplikimi ne konkurs: - Afati i aplikimit fillon nga data 03/09/2021 deri me dt. 17/09/2021, ora 16:00.

Rezultatet shpallen në ueb faqen e komunës

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

Mësimdhënës/e (12)   Skenderaj
27/11/2021
Edukator/e   Ferizaj
26/11/2021
22/11/2021