
Përshkrimi
Date: 10.02.2021
Në bazë të nenit 8 të Ligjit të punës nr.03/L-212, nenit 35 të Ligjit për arsimin parauniversitar në Republikën e Kosovës me nr. 04/L-032, nenit 5 të Ligjit për arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, nr.03/L-068, UA nr.10/2018 (Normativit mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm), UA nr.05/2015(Normativit për mësimdhënësit e arsimit profesional), Udhëzimit administrativ nr.07/2017 për rregullimin e procedurave për themelimin e mardhënies së punës në sektorin publik, Drejtoria Komunale e Arsimit shpall këtë:
KONKURS
Për plotësimin e vendeve të lira të punës për vitin shkollor 2020/2021
SHMT "Skënder Luarasi" -Suharekë
- Një mësimdhënës/e për lëndët e arkitekturës për 14 orë mësimi në javë .
Gjimnazi "Jeta e re" -Suharekë
- Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës dhe letërsisë shqipe për 15 orë mësimi në javë (7 orë në Gjimnaz, 4 orë në SHFMU"7 Marsi"-Suharekë dhe 4 orë në SHFMU"Destan Bajraktari"-Suharekë).
SHFMU " 28 Nëntori " në Dobërdelan
- Një mësimdhënës/e për mësim klasor me kohë të caktuar(deri në përfundimin e mandatit të drejtorit).
- Një mësimdhënës/e për lëndën e edukatës qytetare për 10 orë mësimi në javë.
- Një mësimdhënës/e për lëndën fizikë- kimi
SHFMU"Edit Durham" në Mushtisht-paralelja në Delloc
- Një mësimdhënës/e për mësim klasor .
- Një mësimdhënës/e për mësim klasor për kohë të caktuar (deri në përfundimin e mandatit të drejtorit).
SHFMU " Kongresi i Manastirit " në Studençan
- Një mësimdhënës/e për lëndën e gjuhës shqipe për 18 orë mësimi në javë .
- Një mësimdhënës /e për mësim klasor për kohë të caktuar deri më datë 31.08.2021.
SHFMU " Dituria " në Samadraxhë
- Një mësimdhënës/e për mësim klasor .
SHFMU " Sadri Duhla " në Duhël
- Një mësimdhënës/e për lëndën e historisë për 10 mësimi në javë ( 2 orë Duhël,8 orë në L.e Sopës).
- Një mësimdhënës për lëndën e gjeografisë për 10 orë mësimi në javë (7 orë gjeografi në Greiqec dhe 3 orë gjeografi në L.e Sopës).
SHFMU " Shkëndija " në Suharekë
- Një mësimdhënës/e për mësim klasor (zëvendësim i pushimit të lehonisë).
Kushtet: Për këto vende të lira të punës të shpallura në konkurs kërkohet përgatitja adekuate profesionale sipas normativit UA-MASHT nr 05/2015 dhe UA-MASHTnr.10/2018.
Dokumentacioni i nevojshem për konkurrim:
- Formulari i aplikimit (kërkesa) të cilën e plotëson kandidati
- Diploma e shkallës së kualifikimit ose certifikata në vend të diplomës e cila nuk duhet të jetë më e vjetër se gjashtë muaj (fotokopje).
- Ekstrakti i lindjes
- Letërnjoftimin (fotokopje)
- Dëshmia e përvojës së punës në arsim, (nëse ka)
- Certifikatat për trajnimet e kryera të akredituara nga MASHT(nëse ka)
Dokumentet e kompletuara dorëzohen të fotokopjuara, ndërsa dokumentet origjinale prezantohen në intervistë. Dokumentet e pakompletuara dhe ato që arrijnë pas afatit nuk merren në shqyrtim nga komisioni. Aplikacionet merren dhe dorëzohen në Zyren Pritëse në Komunën e Suharekës. Afati i konkurrimit 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit të konkursit në gazetë.
Për orarin e intërvistimit do të informoheni në faqen zyrtare të Komunës së Suharekës dhe tabelën e shpalljeve të DKA-së.