Mësimdhënës/e (13)

komuna e podujeves 150x150 1 e1605092554284
Komuna Podujevë
Publikuar
22/02/2022
Skadon
08/03/2022
Lokacioni
Podujevë
Kategoria
Lloji
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

RN00008152
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 20/01/2022
Afati për aplikim: 21/02/2022 - 07/03/2022

Në bazë të nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës nr. 037L-212 ( Gazeta zyrtare e Republikës së Kosovës nr.9072010) nenit 5, pikës c. të Ligjit për Arsimin Parauniversitar të Republikës së Kosovës nr.04)L — 032, të Ligjit për Arsimin në komunat e Kosovës nr. 031L-068, Udhëzimit Administrativ Nr.0512021, (MASHI) i datës 18.06.2021për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit të përgjithshëm dhe Udhëzimet Administrative (MASHTI) nr. 0512015, Uëzimit Administrativ Nr.0772017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, si dhe kërkesave e nevojave për plotësimin e vendeve të lira të punës për mësimdhënës të shkollave fillore dhe të mesme të komunës së Podujevës, Drejtoria e Arsimit, shpall :

KONKURS
PËR PLOTËSIMIN E VENDEVE TË PUNËS

Nr. | Niveli | Pozita | Vendi i lirë Zëvendësim | Numri i  pozitave | Nr.i orëve

1 ShMLE | Mësimdhënës/e për lëndë ekonomike | Vend i lirë | 2 | 40-orë
2 ShMLE | Mësimdhënës/e për lëndë juridike | Vend i lirë | 2 | 32-orë
3 ShMLE | Mësimdhënës/e për lëndë juridike | Zëvendësim | 2 | 40-orë
4 ShHFMU | Mësimdhënës/e për teknologj-informative | Vendi lirë | 3 | 60-orë
5 ShHFMU | Mësimdhënës/e për biologji | Vendi lirë | 1 | 20-orë
6 ShHFMU | Mësimdhënës/e matematikë| Vend i lirë | 2 | 40-orë
7 ShHFMU | Mësimdhënës/e matematikë | Zëvendësim | 1 | 20-orë

Aplikacionit i bashkëngjiten këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar merret në komunë - Qendra për shërbime me qytetarë)
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal( letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose certifikatat), certifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterziuara te noteri dhe jo më të vjetra se gjashtë muaj. Çdo certifikatë e diplomës më e vjetër se gjashtë muaj nga data e diplomimit, nuk do të merret parasysh
  • Certifikata që nuk jeni nën hetime
  • Dëshmi të përvojës në institucione arsimore (nëse ka).

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve të stafit mësimor:

Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara me akte juridike që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar (Ligji Nr. 027L-52, Ligji Nr. 037L-068 dhe Ligji Nr. 04)L-138) dhe në përputhje me Udhëzimin Administrativ përkatës të MASHTI-it (UA Nr. 0572021), Udhëzimet Administrative të (MASHTI) nr. 0572015 si dhe procedurave të përcaktuara me kornizën ligjore për rregullimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për lëndë ekonomike në shkollë të mesme të
lartë:

  • MSc. i ekonomisë
  • Ekononist i përgjithshëm.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për lëndë juridike në shkollë të mesme të lartë:

  • MSc.i Juridikut:
  • Juristi diplomuar.

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për teknologji informative në shkollë të mesme të ulët:

Programi/dega: teknologji-informatikë/matmatikë-informatikë

  • Niveli master arsimor Fakulteti i Edukimit (300 ECTS):
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS):

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënësve për biologji në shkollë të mesme të ulët:

  • Niveli master arsimor Fakulteti i Edukimit (300 ECTS):
  • Sistemi katërvjeçar:
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS):

Kriteret e kualifikimit për mësimdhënës/e për biologji në shkollë të mesme të ulët:

  • Niveli master arsimor Fakulteti i Edukimit (300 ECTS)
  • Sistemi katërvjeçar
  • Baçelor (katërvjeçar 240 ECTS):

VËREJTJE: Sipas Udhëzimit administrativ (MASHTI) NR.0572021 për normativin mbi kuadrin profesional të arsimit te përgjithshëm, neni 6 paragrafi 18, “Të gjithë kandidatët e kualifikuar në nivelin arsimore 300 ECTS për disiplinat nga paragrafi 1-17 të këtij neni, në fakultetet tjera përveç nivelin arsimore 300 ECTS për disiplinat nga paragrafi 1-17 të këtij neni, në fakultetet tjera përveç Fakultetit të Edukimit, të cilët i kanë filluar studimet para hyrjes ne, efuqi te UA nr.0612015 të datës 10.07.2015, i plotësojnë kriteret për punësim”. Te gjithë të kualifikuarit i
akademike që kanë përfunduar master arsimor 300 ECTS, kanë të drejtë të barabartë konkurrimi në arsimin neni 11 paragrafi 3, parauniversitar të paraparë në nenin 6 të këtij Udhëzimit administrativ”.

  • Kandidatët me kualifikime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA
    nuk do të merren në shqyrtim, përkatësisht refuzohen
  • Pas plotësimit të dispozitave ligjore dhe kritereve të konkursit publik, kandidatët do t'i nënshtrohen testimit me shkrim. Testi me shkrim në maksimum tërheq 100 pikë apo deri 50% të vlerësimit përfundimtar.
  • Kandidatët që arrijnë së paku 50% të pikëve nga testi me shkrim, i nënshtrohen intervistimit me gojë. Në intervistën me gojë, kandidatët mund të vlerësohen në maksimum deri 100 pikë apo 50% e vlerësimit përfundimtar.

Vlerësimi në intervistimin me gojë, bazohet në këto kritere :

  • Njohuritë e përgjithshme 25 pikë
  • Aftësitë e përgjithshme dhe personaliteti 35 pikë, dhe
  • Njohuritë profesionale 40 pikë ku përfshihen përvoja e punës dhe kualifikimi profesional gjatë studimeve).
  • Pikët nga testi me shkrim dhe intervista me gojë, mblidhen në shumën e përgjithshme dhe kandidatët me më shumë pikë do të përzgjidhen në pozitat e lartcekura.
  • Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente ( jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi)
  • Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të jenë të nostrifikuara diplomat nga MASHT.
  • Për intervistë do të ftohen ata kandidate të cilëtat i plotësojnë kushtet sipas akteve ligjore të lartcekura.
  • Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për test, intervistë, si dhe orari i intervistave publikohet në web faqen e komunës së Podujevës.
  • Fillimi i punës për vendet e cekura më lartë, nuk do të jetë domosdoshmëri pas përfundimit të procedurave të rekrutimit në këtë konkurs, por në varësi të lirimit real të vendit të punës në IEAA (datës së pensionimit, pushimit të lehonisë apo pushimeve tjera të rregulluara me ligj).
  • Me këtë konkurs zhvillohen procedurat e rekrutimit për vitin shkollor 2021-2022. Në rast të ndonjë nevoje eventuale për mësimdhënësve në IEA.A, do të bëhen angazhime sipas renditjes së listave pritëse.
  • Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati dhe mënyra e aplikimit

Data e njoftimit në web-faqen unike të procedurave të konkurimit konkursi.rks-gov.net është prej dt. 20.01.2022 deri me dt.18.02.2022, ndërsa koha e aplikimit është nga data 21.02.2022 deri me datën 07.03.2022.

Përveç web-faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në vveb-faqen zyrtare të Komunës po ashtu edhe në tabelën e shpalljeve të objektit të komunës.

Aplikacioni i kompletuar(me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në komunë përmes protokollit, përkatësisht përmes Qendrës për shërbime me qytetarë.

Vërejtje: Pas aplikimit kandidatët të ruajnë dëshminë e aplikimit, e cila është e domosdoshme për fazat e tjera të procedurave të konkursit.

Shpalljet e ngjashme

Mësimdhënës/e   Deçan
20/05/2022
20/05/2022
19/05/2022