Mësimdhënës/e (11)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
09/08/2021
Qyteti
Skenderaj
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Në bazë të Nenit 8 të Ligjit të Punës Nr.03/L-212, Nenit 5 (shkronja c) të Ligjit për Arsimin në Komunat e Rep. së Kosovës Nr. 03/L-068, Nenit 17 (shkronja h) të Ligjit për Vetëqeverisje Lokale Nr.03/L-040, Nenit 35 të Ligjit mbi Arsimin Parauniversitar në Rep. e Kosovës Nr. 04/L-032, të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, të UA të MASHT 05/2021 si dhe në bazë të kërkesave të institucioneve arsimore, Drejtoria Komunale e Arsimit në Skenderaj, shpall:

Konkurs për plotësimin e vendeve të lira të punës
për vitin shkollor 2021/2022

Nr. | Niveli | Pozita | Institucioni | Vendi | Pensionim / Zëvendësim | Nr. i orëve | Nr. i pozitave

  1. Shfmu | Mësimdhënës/e për matematikë | “Kuvendi i Drenicës” | Abri e Poshtme | Vend i lirë | Normë e plotë | 1
  2. Shfmu | Mësimdhënës/e për matematikë | “Fehmi Rama” | Likoc | Zëvendësim | 16 orë | 1
  3. Shfmu | Mësimdhënës/e për Biologji | “Abedin Rexha” | Turiqec | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  4. Shfmu | Mësimdhënës/e për gjuhë angleze | “Abedin Rexha” | Turiqec | Zëvendësim | 10 orë | 1
  5. Shfmu | Mësimdhënës/e për mësim klasor | “Abedin Rexha” | Kopiliq | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  6. Shfmu | Mësimdhënës/e për mësim klasor | “Ismet Uka” | Ticë | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  7. Shfmu | Mësimdhënës/e për biologji | “Ismet Uka” | Ticë | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  8. Shfmu | Mësimdhënës/e për mësim klasor | “Vëllezërit Frashëri” | Qubrel | Zëvendësim | Normë e plotë | 1
  9. Shfmu | Mësimdhënës/e për gjuhë gjermane | Disa shkolla | Vend i lirë | Normë e plotë | 3

Kushtet: Për të gjitha vendet e punës, në të tri nivelet (shkolla fillore, shkolla të mesme të ulëta dhe shkolla të mesme të larta ) kandidatët duhet t’a kenë të kryer fakultetin - drejtimi përkatës sipas Normativit 05/2021, ndërsa në mungesë të kuadrit të kualifikuar vijnë kandidatët e tjerë, të drejtimeve të përafërta, që i plotësojnë kushtet më së miri.

Zgjedhja e kandidatëve për mësimdhënës do të bëhet në bazë të nenit 35 të Ligjit për Arsimin Parauniversitar në Republikën e Kosovës nr.04/L- 032, UA 05/2021 si dhe në bazë të rezultateve të panel-intervistës, me shkrim dhe me gojë.

Për Intervistën me gojë dhe me shkrim do të ftohen vetëm kandidatët e listës së ngushtë, sipas nenit 4 të UA 17/2009. Kandidatët e listës së ngushtë me shkrim dhe me gojë do të ftohen në telefon.

Për konkurrim, kandidatët duhet të plotësojnë dokumentacionin :

  • Diploma dhe një kopje e vërtetuar e diplomës;
  • Kopja e letërnjoftimit;
  • Vërtetimin për punë nga gjykata;
  • Certifikatën e gjendjes shëndetësore (në rast se pranoheni );
  • Certifikatë trajnimi - nëse keni ;
  • Përvoja e punës - nëse keni ;
  • Referencën e punës – ata që kanë përvojë pune;

Aplikacioni merret dhe dorëzohet në objektin e Komunës, kati i parë, sporteli nr. 13; Kandidatët mund të konkurrojnë më së shumti në dy shkolla;

Kandidatët që kanë diplomuar jashtë Kosovës, duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga MASHT.

Fillimi i punës për vendet e lartcekura, nuk do të jetë domosdoshmërisht pas shpalljes se rezultatëve, por varësisht nga vendi i punës në shkollë (datës së pensionimit apo pushimit të lehonisë etj.).

Dokumentet e pakompletuara si dhe ato pas afatit, nuk merren në shqyrtim. Rezultatet e konkursit do të shpallen në webfaqe të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni i dorëzuar nuk kthehet.

Data e njoftimit në webfaqen unike të procedurave të konkurrimit https://konkursi.rks-gov.net është prej dt.07 korrik 2021 deri më 06 gusht 2021, ndërsa koha e aplikimit është nga dt. 07 gusht 2021 deri më 21 gusht 2021.

Përveç web-faqes unike të procedurave të konkurrimit, konkursi publikohet edhe në web-faqen zyrtare të Komunës https://kk.rks- gov.net/skenderaj/category/konkurset-njoftimet/konkurset/ po ashtu edhe në tabelën e shpalljeve të objektit të komunës.

Listime të ngjashme

15/10/2021
08/10/2021