
Përshkrimi
Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore duke u bazuar në nenin 67, 68 dhe 69 paragrafi 2 te Ligjit numër 06/L-114 për Zyrtarët Publikë, nenin 5 paragrafi c të Ligjit numër 03/L-068 mbi Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Udhëzimin Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm, Udhëzimin Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional, si dhe nenin 2 paragrafi 2 të Statutit të Komunës së Gjakovës, shpall:
KONKURS PËR PRANIM
Aplikimi është i hapur për të gjithë kandidatët e interesuar
- Emri i grupit: Specialistë të Arsimit
- Institucioni: Komuna e Gjakovës
- Njësia: Drejtoria për Arsim
- Lloji i pozitave: Nëpunës i Shërbimit Publik
- Data e njoftimit: 15.03.2022
- Afati për aplikim: 15.04.2022 – 29.04.2022
- Numri i referencës: 01-111/01-6419
- Kohëzgjatja e emërimi: E pacaktuar
Përshkrimi i përgjithshëm i punës:
- Të realizoj plan programin mësimor për vendin e punës, në harmoni me legjislacionin në fuqi, që të rregullojë fushat përkatëse për vendin e punës;
- Të zbatoj detyrat e punës duke siguruar cilësinë dhe kompetencën profesionale në procesin e mësimdhënies;
- Të përgatit me rregull planin mësimor, në përputhje me Kurrikulën Bërthamë;
- Të zbatojë metodologjitë e reja të mësimdhënies dhe vlerësimit në përputhje me Udhëzimet Kurikulare;
- Të mbajë ditarin personal të vlerësimit të nxënësve;
- Të marrë pjese aktive në organizimet jashtë mësimore me nxënës, si dhe g.
- Detyrat tjera që janë të përcaktuar me legjislacionin në fuqi.
Kërkesat e përgjithshme për pranim:
- Të jetë shtetas i Republikës së Kosovës;
- Të ketë zotësi të plotë për të vepruar;
- Të zotërojë njërën nga gjuhët zyrtare, në pajtim me Ligjin për Gjuhët;
- Të jetë i aftë në pikëpamje shëndetësore për të kryer detyrën përkatëse;
- Të mos jetë i dënuar me vendim të formës së prerë për kryerjen e një vepre penale me dashje;
- Të mos ketë në fuqi një masë disiplinore për largim nga një pozitë e zyrtarit publik, të pushuar sipas këtij ligji.
Kërkesat e përgjithshme formale:
Sipas Udhëzimit Administrativ (MASHTI) numër 05/2021 dhe 01/2022 për Normativin mbi Kuadrin Profesional të Arsimit të Përgjithshëm dhe Udhëzimit Administrativ (MASHT) numër 05/2015 Normativi për Mësimdhënësit e Arsimit Profesional.
Pozitat aktualisht të lira:
Nr. | Titulli i pozitës | Statusi | Vendi i punës
- Një (1) mësimdhënës të lëndës së Hotelerisë me 9 orë mësimi në javë | Vend i lirë | SHMLE “Kadri Kusari”
- Një (1) mësimdhënës të lëndës së Gjeografisë me 7 orë mësimi në javë | Vend i lirë | Gjimnazi “Hajdar Dushi” paralelja e ndarë në Bishtazhin
- Një (1) mësimdhënës të lëndës së Trombon me 10 orë mësimi në javë | Vend i lirë | Shkolla Muzikës “Prenk Jakova”
Një (1) mësimdhënës të lëndës së Solfezh me 20 orë mësimi në javë | Vend i lirë | Shkolla Muzikës “Prenk Jakova”
Një (1) mësimdhënës të lëndës së Violonçello me 10 orë mësimi në javë | Vend i lirë | Shkolla Muzikës “Prenk Jakova” - Një (1) mësimdhënës të lëndës së Matematikës me 12 orë mësimi në javë | Vend i lirë | SHFMU “Ahmet Rrustemi“
- Një (1) mësimdhënës të lëndës së Matematikës me 16 orë mësimi në javë | Vend i lirë | SHFMU “Kongresi i Manastirit”
- Një (1) mësimdhënës të lëndës Gjuhë Gjermane me 10 orë mësimi në javë | Vend i lirë | SHFMU “Fehmi Agani”
- Një (1) mësimdhënës të lëndës së Edukatës Fizike me 8 orë mësimi në javë | Vend i lirë | SHFMU “Engjëll Gjoni”
- Një (1) mësimdhënës të lëndës së Edukatës Fizike me 8 orë mësimi në javë | Vend i lirë | SHFMU “Shtjefen Kurti”
Mënyra e aplikimit:
Aplikacionet merren në Qendrën e Informimit, kati përdhese në ndërtesën e Komunës së Gjakovës si dhe mund të shkarkohet nga ueb faqja e Komunës së Gjakovës, dhe i plotësuar dorëzohet personalisht në Zyrën e Pranimit apo të dërgohen me postë në këtë adresë: Komuna e Gjakovës, Rruga “UÇK” numër 53, 50000 Gjakovë, Njësia për Menaxhimin e Burimeve Njerëzore, Kati III.
Dokumentacioni që duhet paraqitur për aplikim:
- Formulari i aplikimit, i plotësuar;
- Rezymeja personale (CV);
- Kopjet e dokumentit personal (letërnjoftim ose pasaportë);
- Kopjet e diplomave të dhëna nga institucionet arsimore të noterizuara (personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë diplomat e nostrifikuara nga Ministria e Arsimit); e.
- Kopjet e dëshmisë së punësimit;
- Kopjet e dëshmisë së trajnimeve;
- Dokumenti që nuk jeni dënuar me vendim të formës së prerë (lëshuar nga Gjykata Themelore);
Mënyra e vlerësimit të kandidatëve/aplikantëve:
- Testimi me shkrim
- Intervistë
Mënyra e njoftimit dhe komunikimit me kandidatët dhe shpallja e rezultateve përfundimtare:
Përmes ueb faqes së Komunës së Gjakovës (https://kk.rks-gov.net/gjakove/) dhe portalit për rekrutim elektronik (https://konkursi.rks-gov.net).
Sqarime shtesë:
- Dokumentet duhet të jenë në kopje sepse ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit.
- Informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi).
- Kërkesat e dërguara pas datës së fundit dhe kërkesat e pakompletuara nuk do të pranohen.