Merchandiser/e

liridoni
Liridoni
Publikuar më
04/08/2020
Qyteti
Fushë Kosovë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONKURS

LIRIDONI është kompani përfaqësuese e disa prej brendeve me renome botërore në Kosovë dhe kompani e distribuimit të produkteve të ndryshme, me personel me përvojë shumëvjeçare në këtë fushë. Me qëllim të plotësimit të vendit të punës LIRiDONI është duke kërkuar kandidat për pozitën:

  • Merchandiser/e – (1) një pozitë
  • Rajoni: Fushë Kosovë

Detyrat kryesore:

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen, pozicionimin dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të kompanisë, në pikën e caktuar.
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për brendet e caktuara në treg.
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit të produkteve të brendit përkatës, brenda pikave të caktuara të shitjes.
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mbanë freskinë e produkteve kryesore.
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të produkteve te caktura.
  • Detyra dhe përgjegjësi tjera të cilat ia cakton mbikqyrësi.

Kualifikimet e kërkuara:

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme;
  • Të ketë minimalisht 1 vit përvojë në të njëjtin profil pune (përparësi);
  • Aftësi të shkëlqyera të shitjes dhe negocimit;
  • Aftësi të shkëlqyer komunikuese dhe aftësi për të punuar në ekip;
  • Të jetë i gatshme të punojë nën presion dhe me orar fleksibil.

CV-të tuaja, të plotësuara me pozitën për të cilën aplikoni, mund t’i dërgoni në këtë adresë: info@liridoni-kos.com

Konkursi do të jetë i hapur deri më datën 07.08.2020. Aplikacionet e dërguara me vonesë dhe ato të pakompletuara nuk do të merren parasysh. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.