
Përshkrimi
Korporata Buçaj me rastin e festave të fundvitit shpall konkurs për pozitën Merchandiser (30 Pozita), për regjionet e ndryshme të Kosovës. Do të punohet 4 ditë (nga data 28/12/2020 deri me 31/12/2020) dhe pagesa për këto 4 ditë do të jetë 100 euro bruto.
Merchandiser në Komunat:
- Prishtinë (5 pozita);
- Fushë Kosovë (1 pozitë);
- Podujevë (1 pozitë);
- Ferizaj (3 pozita);
- Gjilan (2 pozita);
- Vushtrri (2 pozita);
- Mitrovicë (2 pozita);
- Lipjan (2 pozita);
- Malishevë (1 pozitë);
- Komoran (2 pozita);
- Pejë (2 pozita);
- Gjakovë (2 pozita);
- Prizren (2 pozita);
- Suharekë (1 pozitë);
- Klinë (1 pozitë);
- Istog (1 pozitë);
Përshkrimi i punës:
- Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe mbushjen e rafteve me produkte në marketet e caktuara;
- Kontrollon dhe përcjellë afatet e produkteve.
Kualifikimet e kërkuara:
- Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme. Diploma universitare është përparësi;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
- Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion dhe të jenë të orientuar në detaje.
Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com
Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.
Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën dhe komunën për të cilën aplikoni (Merchandiser)
Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.
Konkursi do të jetë i hapur nga data 08 Dhjetor 2020 deri më 11 Dhjetor 2020.