Merchandiser (3), Ndihmës Liferues (2)

rugove kosovo
Rugove
Publikuar më
04/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

MERÇENDAIZER (x3) DHE NDIHMËS LIFERUES (x2)
ZYRA QENDRORE E UJË RUGOVE, SHKABAJ, PRISHTINË.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Merçendaizer:

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete;
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve;
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet;
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve;
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për pozitën Ndihmës liferues:

  • Ndihmon liferuesin me të cilin është caktuar në kryerjen e detyrave të tij ditore;
  • Bën ngarkimin, transportimin dhe bartjen e mallrave nëpër pikat e kontraktuara;
  • Në bazë të porosisë dërgon sasinë e porositur të produkteve në pikën e caktuar;
  • Transporton mallrat e korporatës në tërë territorin e Kosovës;
  • Mirëmban dhe përdor mirë automjetin si dhe respekton në mënyrë rigoroze Kodin Rrugor.

Kriteret e punësimit:

  • Të ketë të kryer shkollën e mesme;
  • E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim (shitje);
  • Patent shofer, kategoria B.

Çka ofron Korporata RUGOVE

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • T’i përshtatet orarit fleksibil të punës;
  • Shkathtësi hulumtuese, analitike, vlerësuese të informacionit;
  • Të ketë iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 20 nëntor 2020, kurse vetëm kandidatët që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të dërgojnë CV-të e tyre.

Listime të ngjashme