Merchandiser

bucaj shpk e1599899175762
Bucaj
Publikuar më
26/02/2021
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Korporata Buçaj shpall konkurs për pozitën:  

Merchandiser për regjionin e Gjakovës

Përgjegjësitë për pozitën

  • Është përgjegjës për zgjerimin, ruajtjen e pozicionimit dhe ekspozimin e të gjitha produkteve të brendeve të Korporatës në pikën apo planin e caktuar;
  • Siguron informacion për gjendjen e stokut si dhe informacione të tjera të nevojshme për dukshmërinë e produkteve të brendit në treg;
  • Siguron arritjen e objektivave të ekspozimit (facing) të produkteve të brendit përkatës brenda të gjitha pikave të shitjes të caktuara në plan;
  • Kërkon mundësitë për vendosjen dhe ekspozimin e produkteve jashtë raftit;
  • Siguron pozitë dhe ekspozim sa më efektiv të POSM të përkohshëm/përhershëm dhe të negocioj pozitat kryesore dhe ekskluzive për POSM;
  • Monitoron dhe mirëmban çmimet e shitësve me pakicë, mban freskinë e produkteve kryesore duke aplikuar rotacion strikt, kodimit dhe i përmbahet standardeve të temperaturës;
  • Kontrollon freskinë dhe implementon principin “First In First Out” (i pari hyn i pari del nga rafti).

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë të paktën të përfunduar shkollën e mesme - preferohet të kenë diplomë universitare;
  • E preferuar 1 vit përvojë pune në shitje/merchandising;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të komunikimit dhe prezantimit;
  • Të aftë të punojnë në ekip dhe të pavarur.
  • Kandidatët duhet të kenë aftësi të punës ekipore dhe fleksibilitet;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës;
  • Të kenë aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të punës nën presion.
  • Të posedojë aftësi të mira ndërpersonale;

Inkurajohen të gjithë kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV ose aplikacionin e korporatës Buçaj përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com. CV apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni (Merchandiser).

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 26 Shkurt 2021 deri më 04 Mars 2021.