Merçendazier (2)

rugove kosovo
Korporata Rugove
Publikuar më
01/06/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Shitje  
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KORPORATA RUGOVE, është kompani vendore me përvojë shumëvjeçare në industrinë e ushqimit, me brende të mirënjohura kosovare si Ujë Rugove, Djathë Rugove dhe Shije Rugove. Të gjithë të interesuarit që duan të jenë pjesë e Korporatës sonë, ftohen që të aplikojnë për pozitat e hapura të punës në zyrën qendrore të Ujë Rugove, në Shkabaj, Prishtinë:

MERÇENDAIZER

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore:

  • Siguron pozicionim sa më të mirë të produkteve nëpër markete;
  • Mirëmban dhe pastron ekspozimin e produkteve të kompanisë nëpër rafte sipas standardeve;
  • Kontrollon afatet e produkteve dhe stoqet;
  • Ndihmon në realizimin e promovimeve të produkteve;
  • Shpërndan material dhe rekuizita të ndryshme të marketingut sipas nevojës;
  • Si dhe bën punë të tjera sipas nevojës dhe/apo kërkesës së menaxhmentit lidhur me pozitën e punës.

Kualifikimet dhe kërkesat:

  • Të këtë të kryer së paku shkollën e mesme;
  • E preferueshme të ketë përvojë pune në distribuim;
  • Patent shofer, kategoria B.

Çka presim nga kandidatët:

  • Qasje me përgjegjësi dhe përkushtim të lartë në punë;
  • Të jenë të motivuar për punë;
  • Të kenë aftësi komunikuese dhe menaxhuese;
  • Iniciativë dhe aftësi të punojnë të pavarur dhe nën presion.

Çka ofron Korporata Rugove:

  • Ndërmarrje profesionale dhe dinamike;
  • Ambient profesional dhe motivues;
  • Kompensim sipas aftësive dhe rezultateve të arritura;
  • Mundësi të përparimit në karrierë.

Procedura e aplikimit:

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-të e tyre në hr@rugove.eu duke specifikuar qartë pozitën për të cilën po aplikojnë. Afati i fundit për aplikim është data 14 qershor 2020, kurse vetëm kandidatët/et që hyjnë në rrethin e ngushtë do të njoftohen dhe ftohen në intervistë.

Korporata RUGOVE ofron mundësi të barabarta punësimi pa e diferencuar apo diskriminuar askënd dhe inkurajon të gjithë të interesuarit të dërgojnë CV-të e tyre.