Mentor/e me orar të plotë

64x64 bone vet 150x150 1 e1624633768218
Bonevet Prishtina
Publikuar më
21/12/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Prano njoftimet me email

Përshkrimi

MENTOR/E NË BONEVET PRISHTINA

Përshkrimi:

BONEVET Prishtina kërkon mentor/e me orar të plotë që është i/e pasionuar për teknologjinë dhe i pëlqen të punoj me fëmijë dhe të rinjë. Një person që motivon dhe inkurajon të tjerët për të dashur teknologjinë dhe për të mësuar përmes lojës, hulumtimit dhe eksplorimit.

Kategoria e pozitave:

  • Mentor/e i/e Shkencës;
  • Mentor/e i/e Teknologjisë;
  • Mentor/e i/e Inxhinierisë;
  • Mentor/e i/e Artit;
  • Mentor/e i/e Matematikës;

Prapavija profesionale dhe shkathtësitë e kërkuara:

  • Të ketë përfunduar nivelin bachelor të studimeve. 
  • Të ketë përvojë në punë më fëmijë (praktikë, aktivitete vullnetare etj.)
  • Të ketë aftësi të mira të komunikimit (në të folur dhe në shkrim në gjuhë shqipe);
  • Të ketë aftësi të mira organizuese; 
  • Të ketë njohuri të gjuhës angleze; 
  • Të jetë i/e gatshëm/me të punojë me orar fleksibil (kryesisht orari i pasdites 13:00 - 21:00);
  • Te ketë pasion për edukim;
  • Të jetë i/e përpiktë dhe të respektojë maksimalisht proceset e punës.

Detyrat dhe përgjegjësitë e punës: 

  • Të krijojë dhe përgatisë kurrikulumin/planprogramin e klasës në bashkëpunim me Përgjegjësen për Kurrikulum në BONEVET;
  • Të marrë pjesë në trajnime që organizohen në BONEVET për zhvillimin e aftësive mentoruese;
  • Të sigurohet që klasa të jetë tërheqëse, argëtuese, me kualitet të lartë, duke vendosur fëmijën në qendër të mësimit dhe të aplikohen metodat e mentorimit të përfituara nga trajnimet.
  • Të koordinojë të gjitha aktivitetet për klasë dhe të sigurohet që gjithçka të jetë e përgatitur me kohë;
  • Të dërgojë të gjitha informatat e nevojshme tek prindërit dhe të komunikojë për rrjedhën e klasës, mbarëvajtjes dhe rregullave që u duhet përmbajtur;
  • Të jetë i/e gatshëm/e të asistoj dhe udhëheqë procese administrative në BONEVET, që kanë të bejnë me edukim.

Afati i fundit për aplikim është 29 dhjetor, 2021, 23:59

APLIKACIONI

 

Listime të ngjashme

Recepsionist/e   Gjakovë e re
17/01/2022
17/01/2022