Menaxher Restauranti

Halimi e1563289313524
Te Halimi
Publikuar më
02/09/2020
Qyteti
Ferizaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Restaurant "Te Halimi" Sh.P.K. shpall:

KONKURS

Për plotësimin e vendit të punës:

Menaxher i Restaurantit

“Restaurant TE HALIMI” Sh.p.k. me seli kryesore në Prizren, është restaurant me traditë shumëvjeçare në gastronomi i cili ofron kushte profesionale duke i plotësuar të gjitha standardet ndërkombëtare,  si dhe duke ju mundësuar ngritje të suksesshme në karrierë profesionale në gastronomi. Kërkohen të rinj të motivuar për plotësimin e pozitës së lartëcekur për nevojat e Restaurantit në Ferizaj.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Mbikqyrjen operacionale të restaurantit  në tërësi
  • Organizimin e mbarëvajtjes së proceseve ditore në njësi, si dhe bashkëpunim në menaxhimin e burimeve njerëzore si: rekrutim/reduktim/ motivim i stafit dhe menaxhimin e performancës
  • Caktimi i detyrave dhe përgjegjësive për mbarëvajtjen e punës
  • Organzion furnizimin e mallit varësisht nga kërkesa për kuzhinë apo banak
  • Kontrollin e cilësive të ushqimeve, shërbimeve dhe punën e stafit,
  • Menaxhon ankesat, parregullsitë dhe nevojat e personelit, zbaton, interpreton dhe monitoron vendimet e kompanisë në përputhje me Kodin e Punës
  • Menaxhon arkën dhe është përgjegjës për mjetet financiare, kryen pagesat sipas marrëveshjes paraprake me furnitor në koordinim të plotë me pronarin dhe udhëzimet e tij
  • Mirëmban pastërtinë e Restaurantit duke kontrolluar pastërtinë, cilësinë e shërbimeve dhe monitorimin e përgjithshëm në punë
  • Përpilimi i raporteve të punës dhe raportimi i tyre te drejtori i Restaurantit.

Kualifikimet dhe kriteret e nevojshme

  • Menaxhimi i burimeve njerëzore  (komunikim transparent, ngritje, motivim, zgjidhje konfliktesh)
  • Shkollimi i lartë për hoteleri, gastronomi
  • Aftësi kompjuterike njohja e paketës Ms Office
  • Njohja  e gjuhës angleze  e domozdoshme,
  • Patent shofer Kategoria - B
  • Përvojë  pune në hoteleri, minimum 3 vjeçare.

Të interesuarit mund të dërgojnë CV-në të bashkangjitur në email adresën info@tehalimi.me

Në subject të ceket pozita dhe vendi ku aplikoni. Nuk pranohen forma të tjera të aplikimit. Vetëm kandidatët e përzgjedhur në rrethin e ngushtë do të kontaktohen.

Listime të ngjashme

25/09/2020
23/09/2020
23/09/2020
Shitës/e (2)   Suharekë
07/09/2020
Menaxher/e i/e Zyrës   Prishtinë
03/09/2020