Menaxher i degës (m/f)

bpb banka e1558604447570
Banka për Biznes
Publikuar më
23/09/2020
Qyteti
Dragash
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Banka Për Biznes, Zyra Qendrore në Prishtinë shpall konkurs për pozitën:

KONKURS

Menaxher i degës në Dragash (m/f)

Kualifikimet e nevojshme:

  • Diplomë Universitare (Preferohet Bachelor në Ekonomi, Administrim Biznesi, Banka dhe Financa apo Menaxhment);
  • Përvojë e mëparshme jo më pak se 5 vite në sistemin bankar;
  • Njohuri të procesit të kredive, operacioneve dhe produkteve bankare; Aftësi të shkëlqyeshme analitike, të komunikimit dhe prezantimit;
  • Aftësi të shkëlqyeshme të planifikimit, organizimit dhe menaxhimit të kohës;
  • Vetë-motivues dhe i shkathët me fokus në mbylljen e veprimeve/planifikimeve me sukses; Aftësi të shkëlqyera të menaxhimit të kohës, prioriteve dhe arritjes së objektivave;
  • Nivel i avancuar i Gjuhës Angleze dhe përdorimit të paketës së Microsoft Office dhe Outlook.

Përgjegjësitë Kryesore:

  • Udhëheq degën dhe menaxhon punëtorët e degës; Organizon dhe koordinon me procesin e punëve; Kujdeset për realizimin e planit të biznesit;
  • Koordinon promocionet me punëtorët e degës; Takon klientë ekzistues si dhe ata potencial;
  • Monitoron kthimin e të gjitha llojeve të kredive;
  • Kujdeset për mbarëvajtjen e të gjitha proceseve ditore të punës; Zbaton politikat dhe procedurat e bankës në nivel të degës;
  • Propozon ndryshime në procese, procedura dhe punë ditore për rritjen e efikasitetit të punës; Përcjellë vazhdimisht gjendjen e likuiditetit të degës;
  • Mbikëqyr afarizmin bankar të degës, përkatësisht pasqyrat financiare (P&L) të degës; Nënshkruan dokumentet e bankës varësisht prej nivelit të autorizimit;
  • Zbaton dhe përcjellë udhëzimet nga menaxhmenti, zyra qendrore, auditorët e brendshëm, auditorët e jashtëm dhe struktura tjera relevante;
  • Kryen edhe punë tjera të rëndësishme për bankën të parapara nga udhëheqësit në zyrën qendrore;

Procedura e aplikimit:

Për të aplikuar për këtë mundësi punësimi, ju lutemi plotësoni formularin për aplikim duke bashkëngjitur dhe CV-në tuaj, në këtë link: https://www.bpbbank.com/forma-e-aplikimit-per-punesim/

Pas seleksionimit të dokumentacionit do të ftohen vetëm kandidatët të cilët do të hyjnë në listën e ngushtë. Afati i aplikimit është deri me datë: 8 tetor 2020. CV-ja juaj është e sigurt dhe trajtohet në konfidencialitet të plotë.

Listime të ngjashme

16/10/2020
Menaxher/e, Shitës/e   Vushtrri
12/10/2020
12/10/2020
03/10/2020