Menaxher/e të Projektit

iadk kosovo e1604560844851
IADK
Publikuar më
05/11/2020
Qyteti
Vushtrri
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KONKURS

Iniciativa për Zhvillimin e Bujqësisë së Kosovës (IADK) është organizatë joqeveritare që angazhohet për krijimin e një mjedisi më të zhvilluar socio- ekonomik në zonat rurale duke mbështetur aktivitetet bujqësore, ri-integrimin e njerëzve të kthyer, zbutjen e varfërisë, zvogëlimin e importit, promovimin e praktikave të mira bujqësore, zvogëlimin e papunësisë duke përfshirë të gjitha grupet shoqërore pa dallim feje, etniteti apo gjinie

IADK është duke zbatuar projektin “Mbështetja në puësim e të rinjëve dhe grave në zonat rurale përmes zhvillimit të bujqësisë” i financuar nga Bashkimi Evropian, ku objektivi i përgjithshëm është “rritja e punësimit për grupet e pa- favorizuara, me fokus gratë dhe të rinjtë”.

IADK do të angazhojë një “Menaxher/e të Projektit” për projektin që është duke zbatuar.

Titulli i vendit të punës: “Menaxher/e i/e Projektit”
Vendi i punës: Sfaraçak i Ulët nr. 11, 42000 Vushtrri
Kohëzgjatja: 24 muaj
Orari i punës: I Plotë
Data tentative e fillimit të punës: 20.11.2020

Përshkrimi i punës:

Menaxheri/ja i/e Projektit do të jetë përgjegjës për zbatimin e objektivave të projektit dhe koordinimin e punëve në baza ditore.

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Të menaxhojë dhe koordinojë të gjithë mbarëvajtjen e projektit
  • Të menaxhojë dhe koordinojë punët e punonjëseve të projektit
  • Të prezantojë projektin tek palët e interesit
  • Të menaxhojë punët dhe komunikimin me donatorët, partnerët, bashkë- aplikuesit dhe komunat ku shtrihet projekti
  • Të sigurojë dukshmërinë e projektit dhe të komunikojë me media dhe palët në interes
  • Në mënyrë aktive të marrë pjesë në monitorimin e të gjitha aktiviteteve të projektit
  • Të përgatis dhe finalizojë të gjitha raportet e IADK-së, në baza të rregullta
  • Të përgatis materialet për publikim, fletëpalosje/broshura
  • Të përcjellë pagesat dhe menaxhimin e buxhetit
  • Të koordinojë dhe të marrë pjesë në takimet e rregullta me palët në interes & zyrën IADK-së
  • Të identifikojë dhe propozojë aktivitete të reja për projekte
  • Të identiflkojë ekspertët potencial të cilët do të angazhohen në projekt
  • Të jetë efikas në zbatimin e të gjitha aktiviteteve të lartcekura në kuadër të projektit
  • Të kryejë edhe punë tjera që do të kërkohen nga Drejtori Ekzekutiv i IADK- së.

Kualifikimet dhe kompetencat kryesore:

  • Diplomë universitare e fakultetit të Bujqësisë, AgroEkonomisë dhe Ekonomisë
  • Së paku 3 vite përvojë pune në menaxhimin e projekteve (e preferuar në fondet e Bashkimit Evropian)
  • Përvojë në komunikim me media dhe publikun
  • Përvojë administrative dhe njohuri në menaxhim me resurse njerëzore dhe legjislacion
  • Përvojë në raportim, monitorim dhe vlerësim
  • Aftësi për të udhëhequr një ekip dhe aktivitetet në kuadër të projektit
  • I/e gatshme të vlerësojë dhe ndërmarrë iniciativa lidhur me situatat komplekse të projektit
  • Aftësi negociuese dhe bindëse për të përfaqësuar interesat e projektit
  • Fleksibilitet në analizimin dhe vlerësimin e çështjeve
  • Aftësi për hulumtim, analizë dhe përpilim të shkresave dhe dokumenteve të ndryshme
  • Aftësi të mira organizative dhe vetë-motivuese
  • Aftësi për punë në ambient multietnik
  • Aftësi për punë me qetësi nën presion të kohës
  • Njohuri të mira në paketën Microsoft Office
  • Të flasë dhe të shkruajë mirë gjuhët: Shqip, Anglisht dhe Serbisht (e preferuar)
  • Të posedojë patentë shofer valid kategoria B

Të interesuarit mund të aplikojnë duke dërguar:

  • CV-në;
  • Një letër motivuese;
  • Kopjet e diplomave universitare;
  • Çertifikatat përkatëse të trajnimeve të ndiyshme, dhe
  • Së paku dy referenca që kanë të bëjnë me zbatimin e projekteve.

Kandidatët e përzgjedhur duhet të sjellin:

  • Çertifikatën nga gjykata që dëshmon se nuk jeni nën hetime, dhe
  • Çertifikatën e gjendjes shëndetësore

Dokumentet e lartpërmendura duhet të sjellen direkt në zyrat e IADK-së Sfaraçak i Ulët nr. 11 Vushtrri, ose përmes e-mailit prokurimi@iadk.org dhe zbunjaku@yahoo.com, më së largu deri më 11.11.2020, ora 16:00

Personi kontaktues: Besarta Hajrizi - Zyrtare për Prokurim & Administratë, tel. 049 777 059

Pjesëtarët e minoriteteve dhe femrat inkurajohen të konkurojnë. Vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të ftohen në intervistë.