
Përshkrimi
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03YL-212 të Punës , nenit 4 të UA 0712017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë “KRU “ Hidrodrini “ Sh. A.- Pejë, publikon këtë :
KONKURS
Pozita : Menaxher/re I ITUZ në Pejë
Ekzekutues: 1 (Një).
Kohëzgjatja e Kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.
Nën mbikëqyerjen e Drejtorit Teknik dhe KE.
Detyrat e Menaxherit/së:
Bashkëpunon me :
- Drejtorin Teknik
- Të gjitha departamentet tjera
- Personelin e Impiantit për Trajtim të Ujërave të Ndotura (ITUN)
Detyrat dhe përgjegjësit
- Menaxhimi i proceseve mekanike dhe biologjike në ITUN, duke përfshirë trajtimin e llumit Menaxhimi i stafit
- Mbajtja e trajnimeve mbi shëndetin dhe sigurinë në punë
- Garantimi që të gjitha të dhënat relevante (konsumi i energjisë, koha e punës së pompave, kostot, dëmtimet, pengesat, zëvendësimet e nevojshme, etj) të jenë evidentuar siç duhet
- Mirëmbajtja dhe planifikimi
- Planifikimi furnizimit me materiale dhe kemikate
- Koordinimi me stafin sipas rrethanave në ITUN (operim veror dhe dimëror, pengesat e paraqitura në të njejten kohe
- Përgatitja e planeve vjetore
- Përgatitja e formularëve të nevojshëm për punë të mirembajtjes
Aftësitë dhe kompetencat kyçe
- Posedim i diplomës universitare në inxhinieri Hidroteknike
- Përvojë në trajtimin mekanik dhe biologjik të ujërave të ndotura
- Aftësi të mira në komunikim dhe negocim
- Aftësi në menaxhimin e punës ekipore
- Aftësi në planifikim dhe konceptim
- Aftësi të forta organizative
- Njohja e gjuhes Angleze.
- Procedurat për aplikim
Kandidatët e interesuar duhet të plotësojnë aplikacionin për punësim dhe të njëjtit t'ia bashkangjitin këto dokumenta
- Diplomë e Universitare
- Biografinë (CV) e detajuar
- Çertifikatën që nuk është nën hetime
- Deshmi mbi prevojen e punes ne lemin e ITUZ
- Shkathtësi kompjuterike në aplikacione të programeve (Word, Excel Auto cad).
Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore të KRU “Hidrodrini”Sh. A. Rr” Lekë Dukagjini” Nr. 186 Pejë dhe Web — faqen “ Hidrodrini” Sh. A. hidrodrini.com
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjere të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët.
Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini” Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini” nr.156 — Pejë. (Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web — faqen hidrodrini.com
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues.
Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore.
Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU Hidrodrini Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.