Menaxher e/i Projektit për Divizionin e Farmacisë

bucaj shpk e1599899175762
Bucaj
Publikuar më
02/11/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania Buçaj Sh.P.K shpall konkurs:

  • Pozita: Menaxher e/i Projektit për Divizionin e Farmacisë
  • Kohëzgjatja e angazhimit: 12 Muaj (me orar të plotë të punës)

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Përgjegjës(e) për përgatitje të dokumentacionit përkatës për regjistrim, import dhe distribuim të produkteve medicinale;
  • Menaxhimi dhe mirëmbajtja e divizionit të farmacisë në aspektin e respektimit të rregullave dhe procedurave të kërkuara;
  • Menaxhimi i depos farmaceutike të kompanisë, në kontekst të respektimit të rregullave dhe standardeve të përcaktuara nga AKPM;
  • Angazhohet në përmbushje të detyrave dhe përgjegjësive të farmakovigjilencës;
  • Mirëmbajtja e raporteve me palët e treta sikurse: blerësit, AKPM, etj.
  • Përgjegjës(e) për hartimin dhe koordinimin e legjislacionit dhe proceduarve përkatëse te brendshme të Korporatës që duhet të jenë në akordim me kriteret e AKPM, në koordinim me zyrën ligjore;
  • Ndihmon Udhëheqësin e Divizionit me punët organizative rreth divizionit;
  • Së bashku me teknikun e farmacisë kujdesen për mirëmbajtjen dhe afatet e barnave;
  • Menaxhon dhe kujdeset që raportet me prodhues të jenë në nivel të lartë;
  • Përgjegjës(e) për përcjelljen, hartimin dhe përgatitjen e tenderëve të ndryshëm në lëmin e farmacisë;

Kualifikimet e kërkuara

  • Kandidatët duhet të kenë diplomë post-diplomike (Master) në fushën relevante;
  • Të posedojnë Licencën e Farmacisë të lëshuar nga organi kompetent;
  • Preferohet dy (2) vite përvojë pune në fushën e përgatitjes së dokumentacionit përkatës për regjistrim, import dhe distribuim të produkteve medicinale;
  • Aftësi të mira organizative dhe planifikuese;
  • Të posedojnë aftësi të shkëlqyera komunikuese dhe e domosdoshme njohja e gjuhës angleze;
  • Të kenë njohuri të shkëlqyera kompjuterike;
  • Posedim i patent shoferit kategori B;
  • Aftësi dhe njohuri menaxhuese të punës në grup;
  • Aftësi për të mbajtur nivel të lartë të konfidencialitetit;

Inkurajohen të gjitha kandidatët e interesuar të cilët i plotësojnë kushtet e cekura më lartë të aplikojnë duke dërguar CV apo aplikacionin përmes e-mail adresës elektronike në: hr@bucaj-ks.com. Aplikacioni gjendet në faqen zyrtare www.bucaj-ks.com apo aplikacioni mund të dërgohet edhe fizikisht tek zyrat e Korporatës Buçaj me adresë Magjistralja Prishtinë-Shkup, km 10 p.n. Lipjan.

Në fushën e subjektit, ju lutem specifikoni pozitën për të cilën aplikoni.

Kandidatët të cilët i plotësojnë kushtet e lartëcekura do të ftohen në fazat e mëtejme të rekrutimit.

Konkursi do të jetë i hapur nga data 02/11/2020 deri me 09/11/2020.