Menaxher/e i/e Sektorit të Ujërave të Ndotura

KRU Gjakova SHA e1604661435977
KRU Gjakova SHA
Publikuar më
17/11/2020
Qyteti
Gjakovë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania  Rajonale e Ujësjellësit Gjakova,Sh.A , duke u bazuar  në Nenin 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212 (Gazeta Zyrtare e Republikës së Kosovës, Nr.90/2010), nenit 4 paragrafi 1,2,3,4,5 dhe nenit 5 të Udhëzimit Administrativ Nr.07/ 2017 për Rregullimin e Procedurave  të konkursit në Sektorin Publik  shpall :                                                

KONKURS

Titulli I vendit të punës -   Menaxher i/e Sektorit të Ujërave të Ndotura

Numri i pozitave: 1 (një)

Kohëzgjatja e punës: Në kohë të caktuar/ Puna Provuese gjashtë (6) muaj në pajtim me Ligjin e Punës/ Kontratën Kolektive dhe Aktin e Brendshëm të Punëdhënësit.

Përshkrimi i detyrave dhe përgjegjësive të punës : 

  • Kryen menaxhimin e proceseve mekanike dhe biologjike të ITUN-it, përfshi  proceset për trajtimin e llumit;
  • Menaxhimin e punëve, të stafit të caktuar dhe nën-kontraktorëve
  • Mban trajnime mbi shëndetin dhe sigurinë në punë;
  • Siguron që të gjitha të dhënat relevante (konsumi i energjisë, koha e punës së pompave, kosto, dëmtimet, pengesat, zëvendësimet, etj. të regjistrohet dhe të ruhen si duhet.
  • Planifikon mirëmbajtjen dhe kostot;
  • Planifikon materialet dhe kimikatet e nevojshme;
  • Koordinim i aktiviteteve me stafin e caktuar sipas rrethanave në ITUN (operimi veror dhe dimëror, pengesa të ndryshme gjatë të njëjtës përudhë)
  • Përgatit plane vjetore trajnimi
  • Përgatitjen e formularëve për punë të ndryshme.
  • Analizimin dhe përshtatjen e parametrave të nevojshëm për arritjen e objektivave
  • Planifikon riparime, rehabilitime dhe meremetime të nevojshme
  • Ndërlidhet me mbikëqyrësin dhe njësitë e tjera.
  • Kryen detyra të tjera të caktuara nga Drejtori Teknik, sipas fushës së kompetencës dhe pozitës;

Kualifikimi, përvoja e punës,  aftësitë dhe karakteristikat personale.

  • Diplomë Universitare në inxhinieri civile, inxhinieri mekanike
  • Përvoja e  punës 5 vjeqare , eksperienca e dëshmuar menaxheriale
  • Eksperienca / certifikata të punimeve inxhinierike
  • Vet-iniciator/e dhe fleksibil /e në orar të punës.
  • Aftësi të mira organizative dhe koordinuese.
  • Vërtetim nga gjykata që nuk është  nën hetime. 

Paga mujore: Sipas Rregullores.

Informata të përgjithshme:

  • Të drejtë aplikimi për këtë konkurs kanë të gjithë qytetarët  që plotësojnë kriteret arsimore dhe profesionale sipas konkursit.
  • Testimi me shkrim dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim sipas ligjit.

Procedura për aplikim-  Aplikacioni ( formulari) për konkurrim merret në Kompani dhe në ueb-faqen e Kompanisë, dhe të njëjtës i bashkëngjiten: 1. kopja e letërnjoftimit 2. Certifikata e lindjes, 3. CV-ja 4. Letër Motivuese/ kërkesë për punësim 5. kopjet e dokumentacionit të kualifikimit( kopja e noterizuar),  përvojës së punës, si dhe dokumentacionet tjera të nevojshme sipas konkursit. Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet  mund të kërkohen me rastin e intervistimit.

Afati i konkurrimit është nga data: 13/11/2020 deri me 27/11/2020.

Adresa e zyrës Rr”UÇK”Nr.7,50000-Gjakovë- Kosovë.

Vërejtje:  Aplikacionet e dërguara me postë, të clat mbajnë vulën postare mbi dërgesën e bërë ditën e  fundit të afatit për aplikim, do të konsiderohen të vlefshme dhe do të merren në shqyrtim, ndërsa  aplikacionet që arrijnë pas afatit dhe ato të pakompletuara nuk do të shqyrtohen.