Menaxher/e i/e Projektit, Specialist/e (6)

kosovo logo 150x150 1 e1604661172151
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit
Publikuar më
15/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

KËRKESË PËR CV
(SHËRBIME KONSULENCE - Konsulentë individualë)
Kosovë

PROJEKTI PËR NXITJEN DHE SHFRYTËZIMIN E MUNDËSIVE PËR SIGURINË E UJËRAVE (FLOWS (P169150)

Titujt e detyrës:          

  1. Menaxheri i Projektit
  2. Specialist i Prokurimit
  3. Specialist i Menaxhimit Financiar
  4. Specialist i Zhvillimit Social
  5. Specialist i Mjedisit
  6. Specialisti i Monitorimit & Evaluimit
  7. Specialist Ndërkombëtar i Prokurimit

Qeveria e Kosovës ka nënshkruar një Marrëveshje Financiare për financim nga Banka Botërore të kostos së Projektit për Nxitjen dhe Shfrytëzimin e Mundësive për Sigurinë e Ujërave (FLOWS) (“Projekti”) dhe synon të aplikojë një pjesë të të ardhurave për detyrat e shërbimeve për konsulencë individuale për subjektin.

Kjo shpallje bëhet për shtatë pozitat e stafit të NJZP-së, të cilët do të punojnë në kuadër të Projektit.

Fushëveprimi i punës

Termat e Referencës (TeR) për secilën nga këto shtatë pozita të NJZP-së përshkruajnë objektivat, detyrat, përgjegjësitë specifike si dhe kërkesat e kualifikimit për secilën nga këto pozita - ju lutemi gjeni bashkangjitur vegzën për TeR-të

Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit (MEA) fton konsulentë individualë të përshtatshëm (“Konsulentë”) të shfaqin interesin e tyre dhe të paraqesin CV-të e tyre dhe dokumentacionin përkatës për ofrimin e shërbimeve të mësipërme. Konsulentët e interesuar duhet të japin informacion që demonstron se ata i kanë kualifikimet e kërkuara dhe përvojën përkatëse të përcaktuar në TeR për pozitën përkatëse. Kandidatët duhet të tregojnë në aplikimin e tyre pozitën/detyrën për të cilën po aplikojnë.

Një Konsulent do të përzgjidhet në përputhje me dispozitat për përzgjedhjen e Konsulentit Individual të përcaktuara në Rregulloren e Prokurimit të Bankës Botërore.

Informata të mëtejshme mund të merren në adresën e mëposhtme gjatë orarit të punës nga ora 08:00 deri në 16:00.

Aplikimet/CV-të duhet të dorëzohen në formë të shkruar në adresën e mëposhtme (personalisht, ose me postë, ose me faks, ose me e-mail) deri më 04.01.2021.

Adresa për dorëzimin e aplikimeve/CV-ve:

MINISTRIA E EKONOMISE DHE AMBIENTIT
SHESHI "ZAHIR PAJAZITI", NR. 36
10000 PRISHTINË, REPUBLIKA E KOSOVËS;
Hanife Behrami - Zenuni,
hanife.zenuni@rks-gov.net,
038/200-21-535;

Shpallja dhe Termat e Referencës.