Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore

aztech electronics e1558613570272
Aztech
Publikuar më
24/04/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania AZTECH është lider në fushën e shitjes me pakicë për lëminë e elektroshtëpiakeve në tregun Kosovar.

Aktualisht kompania AZTECH zhvillon aktivitetin e saj në qytete të ndryshme të Kosovës. Kompania AZTECH shpall konkurs për vend të lirë pune për pozitën:

Menaxher/e i/e Burimeve Njerëzore (1 Pozitë)

Detyrat dhe përgjegjësitë: 

  • Drejton procedurat bazë të RNJ të ndërmarrjes për administrimin e punonjësve, rekrutimin, trajnimin dhe zhvillimin e karrierës;
  • Drejton politikat e RNJ duke zbatuar, interpretuar, monitoruar aplikimin e tyre dhe komunikon me Menaxheret e Departamenteve apo me Zyrat Qendrore me qëllim zbatimin e politikave në mënyrën e duhur;
  • Ndërton, zhvillon dhe monitoron buxhetin dhe burimet e tjera që i janë caktuar Departamentit të RNJ;
  • Harton, drejton dhe ndjek zbatimin e planin të rekrutimit;
  • Ndjek procesin e nënshkrimit të kontratave individuale të punës për punonjësit si dhe zbatimin e procedurave të brendshme të ndërmarrjes në përputhje me Kodin e Punës dhe ligjeve të tjera të zbatueshme;
  • Përpilon, ndjek dhe sigurohet që administrimi i dosjeve të personelit të jetë i plotë dhe në cilësi duke monitoruar plotësimin me të gjitha dokumentet e kërkuara;
  • Ndjek procesin me plotësimin me mjete/pajisje të punës të nevojshme për çdo punonjës në ndërmarrje që të përdorë në pozicionin e tij të punës;
  • Përgatit borderonë e punonjësve dhe listpagesen e sigurimeve shoqërore e shëndetësore. Mban marrëdhëniet me organet tatimore dhe zyrën e punës duke respektuar legjislacionin, kodin e punës etj.;
  • Përcakton së bashku me Menaxherët e Departamenteve dhe administron nevojat për trajnim të punonjësit te ndërmarrjes;
  • Ndjek Panairet e Punësimit me qëllim tërheqjen e talenteve dhe praktikave të vlefshme për ndërmarrjen;
  • Mban në mënyrë të vazhdueshme komunikimin me drejtuesit e departamenteve me qëllimi përmirësimin e klimës së punës dhe garantimin e performancës së punonjësve të ndërmarrjes;
  • Mbledh, monitoron, përpunon dhe administron informacionin në lidhje me shpenzimet e personelit.

Kualifikimi dhe përgatitja profesionale:

  • Shkollimi Universitar Juridik, Ekonomik (Administrim Biznesi ose Shkenca Sociale);
  • Së paku tre (3) vite përvojë pune;
  • Kurse dhe trajnime tjera gjatë karrierës profesionale;
  • Njohuri të avancuara në legjislacionin në fuqi;
  • Të ketë aftësi të mira komunikimi dhe negocimi;

Ne ofrojmë:

  • Orar fleksibil të punës,
  • Ambient dinamik të punës me fuqinë e kompanisë lider në tregun Kosovar,
  • Mundësi reale të zhvillimit profesional,
  • Pagë konkurruese.

Të interesuarit mund ta dërgojnë CV-në e tyre në:
puna@aztech-ks.com

Afati për aplikim deri me datë: 11.05.2021 

Për informatën tuaj, vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë nga Departamenti i Burimeve Njerëzore.