Menaxher/e i/e Biznesit me Distributorë

64x64 ipko
IPKO
Publikuar më
17/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Menaxheri/ja i/e Biznesit me Distributorë – do t’i ketë këto përgjegjësi:

  • Mbështetë zhvillimin dhe përmirësimin e rrjetit të distributorëve.
  • Siguron që distributorët e drejtpërdrejtë dhe master distributorët operojnë në përputhje me standardet e kompanisë lidhur me cilësinë dhe caqet e shitjeve.
  • Organizon ngjarje që mundësojnë komunikim më të mirë dhe më të hapur me rrjetin e distributorëve.
  • Hulumton mundësi të reja afariste në treg dhe në bashkëpunim me departamentet përkatëse siguron plotësimin e parakushteve të nevojshme për këtë.
  • Hulumton mundësi të reja për zgjerimin e rrjetit të diasporës dhe për përmirësimin e mëtejmë të biznesit me diasporën.
  • Ndihmon menaxhmentin e lartë në përgatitjen e strategjisë së kompanisë.
  • Planifikon, drejton si dhe bashkërendon aktivitetet e njësisë përkatëse.
  • Zbaton strategjinë e kompanisë me qëllim të realizimit të standardeve më të larta.
  • Identifikon nevojat për zhvillim të personelit.
  • Këshillon dhe mentoron personelin, sipas nevojës, me qëllim të përmirësimit të performancës.
  • Siguron implementimin e saktë dhe në kohë të të gjitha proceseve dhe procedurave.

Për t’u konsideruar për këtë pozitë, kandidati/ja duhet të ketë përvojën, shkathtësitë, njohuritë dhe cilësitë si në vijim:

  • Njohuri të shkëlqyeshme për: tregun e Kosovës; rrjetin e distributorëve.
  • Njohuri për proceset dhe metodologjitë strategjike që çojnë në përmirësimin e biznesit të shitjes.
  • Njohuri për hartimin e strategjive afariste, teknikat e shitjes, metodat e prezantimit, promovimit dhe shitjes së produkteve.
  • Shkathtësi kompjuterike – njohuri të shkëlqyeshme për pakon MS Office.
  • Aftësi për të negociuar me të tjerët dhe për zgjidhjen e konflikteve, veçanërisht në situata të ndjeshme.
  • Aftësi për të marrë vendime të qëndrueshme duke përdorur informacionin në dispozicion si dhe duke ruajtur konfidencialitetin.
  • Aftësi për krijimin e një atmosfere ekipore dhe për ruajtjen e angazhimit të punonjësve.
  • Aftësi për këshillimin dhe zhvillimin e punonjësve.
  • Aftësi për t’iu kushtuar vëmendje detajeve si dhe për të siguruar saktësinë e raporteve dhe të dhënave.
  • Njohuri të shkëlqyeshme të gjuhës shqipe dhe angleze

Edukimi i kërkuar: Diplomë universitare në fushën e biznesit apo në ndonjë disiplinë të ngjashme.

Përvojë e kërkuar e punës: Së paku 3 vite përvojë në shitje.

Kandidati i suksesshëm do t’i bashkëngjitet një ekipi miqësor dhe profesional, ku do të zgjerojë dijen dhe do zhvillohet bashkë me kompaninë.

Vendi i punes: Prishtinë

Afati i fundit për aplikim është data 25.05.2021.

Apliko online.