Menaxher/e i Deponisë Sanitare, Zyrtar/e Mbrojtjen e Mjedisit

kmdk Kosove
Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë
Publikuar më
13/05/2021
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Kompania për Menaxhimin e Deponive në Kosovë SH.A

Në bazë të Ligjit nr. 03/L-087 për Ndërmarrjet Publike, KMDK SH.A. është Kompania e vetme e Legalizuar dhe e Licensuar për Menaxhimin e Deponive Sanitare të Mbeturinave në Republikën e Kosovës dhe është e regjistruar si shoqëri aksionare, në bazë të Rregullores Nr. 23/2020 për Procedurat e Punësimit, Strukturën Organizative, Kategorizimin dhe Përshkrimin e Vendeve të Punës në KMDK SH.A. si dhe në bazë të Udhëzimit Administrativ(MPMS) Nr.07/2017 për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik, në bazë Vendimit të KE-së Nr.52/2021 të dt.05.05.2021 shpall:

KONKURS TË JASHTËM

për plotësimin e këtyre vendeve të punës:

Referenca: ZP/KJ-2-2021

1. Pozita: Menaxher i Deponisë Sanitare, Mirash-Prishtinë (1 pozitë )

Vendi i punës : Deponia Sanitare, Mirash-Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Merr pjesë në hartimin e planeve operacionale për menaxhimin dhe administrimin e
  • Koordinon punët në deponi, mbikëqyrë dhe monitoron procesin e deponimit të mbeturinave sipas planeve dhe kërkesave
  • Zbaton planet dhe udhëzimet e dhëna nga
  • Është përgjegjës për organizimin e punëve nëpër deponi, duke përfshirë edhe menaxhimin e punëtorëve në
  • Evidenton të gjitha hyrje-daljet në deponi.
  • Përgatitë raportet mujore dhe sipas kërkesës së DO, njofton për gjendjen e deponisë.
  • Kryen edhe punë të tjera sipas kërkesës së DO.
  • Për punën e vet i jep përgjegjësi Drejtorit të Operativës.

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Diplomë
  • Përvojë pune së paku 2 (dy) vite në fushën e menaxhimit të

Aftësitë kryesore:

  • Ai /Ajo duhet të jetë në gjendje të punojë nën presion.
  • Shkathtësitë themelore kompjuterike janë të nevojshme (Windows, Microsoft Office).

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • CV.
  • Diplomat.
  • Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet.
  • Dëshmi mbi përvojën në punë si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
  • Çertifikatë Hetimore jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj.

2.  Pozita: Zyrtar për Mbrojtjen e Mjedisit (1 pozitë )

Vendi i punës : Staf i KMDK –së

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Në bashkëpunim me mbikëqyrësin dhe stafin e deponisë, harton planet për menaxhimin e brezit të gjelbër, bën mbikëqyrjen, përcjellë mbarëvajtjen dhe realizimin e detyrave të stafit të punëtorëve në hortikulturë në të gjitha deponitë
  • Inspekton dhe monitoron efektivitetin e skemës së pranimit dhe deponimit të mbeturinave si dhe menaxhimit të ujërave të zeza në kontekst të mbrojtjes së Në lidhje me këtë harton raporte dhe jep rekomandime për përmirësimin e gjendjes.
  • Në koordinim me mbikëqyrësin, përcjellë gjendjen në deponitë sanitare, bën inspektimin dhe monitorimin e nivelit të ndotjes nga aktivitetet në deponi, për këtë harton raporte dhe propozon masat që duhet ndërmarrë.
  • Ndihmon në përgatitjen e planeve afatshkurta, afatmesme dhe afatgjata për mbrojtjen e
  • Grumbullon, sistemon, përpunon shënimet dhe përgjigjet në procesverbalet e Inspektoriatit të
  • Bën inspektimin dhe monitorimin e aktiviteteve që shkaktojnë çrregullime apo ndikime negative në mjedis dhe propozon masa për eliminimin e tyre.
  • Përgatitë raporte, harton dhe zhvillon planet e punës në pajtim me mbikëqyrësin, stafin dhe menaxherët e deponive për zbatimin e objektivave, planeve të njësisë dhe jep sugjerime për realizimin e tyre.
  • Kryen edhe detyra tjera profesionale të cilat i kërkohen nga Mbikëqyrësi dhe Drejtori i Operativës (DO).

Kualifikimet dhe përvoja e punës:

  • Diplomë Universitare në fushën e mjedisit, Inxhinier Mjedisi, Ekologjisë, Teknolog.
  • Të ketë së paku një vit përvojë pune.
  • Kapacitet për punë ekipore.
  • Aftësi të mira komunikimi.
  • Aftësi të shkëlqyeshme në përdorim të kompjuterit, Microsoft Office, Power Point dhe Internet.
  • Njohuri mbi legjislacionin mjedisor në Kosovë dhe standardet e BE-së.
  • E preferueshme njohja e gjuhës angleze në të folur dhe shkruar.

Dokumentacioni i nevojshëm:

  • CV.
  • Diplomat.
  • Certifikatat mbi kualifikimet dhe trajnimet.
  • Dëshmi mbi përvojën në punë si dhe dëshmi të tjera në bazë të kualifikimit dhe aftësive.
  • Çertifikatë Hetimore jo më e vjetër se gjashtë (6) muaj,

Informata të përgjithshme për kandidatë:

Lartësia e pagës për pozitat e lartëcekura, do të përcaktohet në harmoni me politikat e Kompanisë dhe Rregulloren e brendshme.

Procedura e konkurimit:

Kandidatët e interesuar duhet të paraqesin aplikacionin përkatës të shoqëruar nga një biografi personale (CV) si dhe dokumentacionin përkatës për përgatitjet shkollore dhe për përvojën e kërkuar të punës.

Forma e aplikacionit mund gjendet në Web-faqe të KMDK-së, www.kmdk-ks.org.

Vlerësimi formal dhe intervista do të bëhen pas përfundimit të afatit për aplikim, ndërsa KMDK SH.A mban të drejtën e formimit të listës së shkurtuar me aplikantët që i plotësojnë kushtet e Konkursit.

Aplikacioni, me të gjitha dokumentet e kërkuara, mund të dorëzohet në kopje fizike në zyrën e Administratës së KMDK-së me adresë: Rruga: Bekim Fehmiu nr. 137, 10000 Prishtinë, Kosovë (Afër Shkollës Shtjefën Gjeçovi), Lakrishtë. Tel: 038/ 600 - 552,

Afati për aplikim është 15 ditë nga dita e publikimit të Konkursit të Jashtëm në Web Faqe të KMDK-së, duke filluar nga data : 07.05.2021 deri me datën 21.05.2021 ora 08:00-16:00. Email: info@kmdk-ks.org

Shpallja e plotë.