
Taprrap Delivery
Përshkrimi
Taprrap Delivery është duke kërkuar të punësojë një menagjer/e me përvojë.
Detyrat kryesore janë:
- Mbikëqyrja dhe menagjimi i shpërndarjes së porosive nga restorantet partnere tek klientët;
- Analizimi i vëllimit të porosive dhe planifikimi i punëtorëve për shpërndarje në raport me numrin e porosive;
- Planifikimet buxhetore;
- Rritja e cilësisë dhe shpërndarje të porosive në mënyrë sa më të shpejtë dhe efikase;
- Mirëmbajtja dhe zhvillimi i databazës së klientëve;
- Mirëmbajtja dhe zhvillimi i marrëdhënieve me restorante/partnerë;
- Mirëmbajtja e rregullt e veturave, skuterëve dhe pajisjeve tjera;
- Menagjimi dhe rekrutimi i punëtorëve shpërndarës (delivery);
- Raportimi tek aksionarët e kompanisë në baza të rregullta mbi ecurinë e punës dhe mbarëvajtjen e kompanisë; dhe
- Detyra të tjera që delegohen nga aksionarët e kompanisë që ndërlidhen me pozitën e menagjerit.
Kriteret
- Diplomë universitare (e domosdoshme, preferohen drejtimet nga Fakulteti Ekonomik)
- Përvojë në pozita menagjuese (preferohet sektori HORECA)
- Aftësi të shkëlqyeshme komunikuese
- Aftësi për të planifikuar dhe mbikëqyrur buxhetin dhe shpenzimet buxhetore të kompanisë
- Aftësi të mira për mirëmbajtje të raporteve me stafin dhe zgjerim te stafit sipas nevojës
- Njohja e adresave në qytetin e Prishtinës është përparësi
Nëse i plotësoni kushtet, ju pëlqejnë sfidat dhe dëshironi të rriteni së bashku më kompaninë Taprrap, e mirëpresim aplikimin tuaj.
Aplikimin mund ta bëni duke e dërguar CV-në tuaj së bashku me një letër të shkurtër të motivimit ku shpjegoni se pse jeni personi i/e duhur për këtë pozitë.
Dokumentet e kërkuara duhet t’i dërgoni në email adresën taprrap.delivery@gmail.com deri më datën 22 janar 2021.
Taprrap Delivery