
Përshkrimi
Bazuar në nenin 8 të Ligjit Nr.03/L-212 të Punës , nenit 4 të UA 07/2017 për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik nenit 4 të Rregullores mbi Marrëdhënjen e Punës të punëtorëve të KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. Pejë , KRU “ Hidrodrini “ Sh. A. publikon këtë:
KONKURS
Pozita: Mekanik
I përgjigjet: Inxhinierit të Mekanikes në Impiantin për Ujëra të Ndotura (ITUN).
Ekzekutues: 1 (Një).
Kohëzgjatja e kontratës: Kontrata lidhet për kohë të caktuar (6 mujore), me mundësi vazhdimi varësisht nga angazhimi i të punësuarit.
Detyrat dhe përgjëgjesitë:
- Mbështet Inxhinierin e Mekanikes
- Jeni përgjegjës për operim dhe mirëmbajte të stabilimenteve mekanike
- Mbështesni në planifikimin e materialeve dhe kemikaleve
- Të veproni në përputhje me rregulloret për shëndet dhe siguri në punë.
- Kontrolloni gjendjen dhe performancën e aseteve mekanike
- Bëni riparimin e pompave, valvulave dhe pjesë tjera fazonike
- Kryerjen e punëve tjera sipas nevojës
Kërkesat/Kualifikimet Profesionale:
- Diplomë të shkollës së mesme në fushën mekanike, apo elektromekanike,
- Jeni trajnuar dhe të keni punuar si mekanik në fushën e mirëmbajtjes dhe riparimeve te pajisjeve te vogla dhe te medha si dhe sistemeve mekanike,
- Demonstroni aftësi në përdorimin e pajisjeve, të lexoni dhe kuptoni diagramet mekanike dhe manualet teknike,
- Të aftë të punoni me makineri, vegla pune dhe të kryeni saldime,
- 2 vjet përvojë pune në fushën mekanike dëshirueshme,
- Kopja e letërnjoftimit,
- Çertifikatën që kandidati nuk është nën hetime,
- Dëshmi për përvojën e punës.
Aplikacionet mund të merrenë në zyrën Burimeve Njerëzore te KRU “Hidrodrini"Sh. A. Rr" Lekë Dukagjini” Nr.156 Pejë dhe Web - faqen “ Hidrodrini” Sh. A. www.hidrodrini.com
Aplikacionit i bashkangjiten kopje të dokumentacionit mbi kualifikimin, për përvojen e punës, dokumente tjera të nevojshme që kërkon vendi i punës për të cilën konkurrojnë kandidatët. Aplikacioni dhe dokumentet përcjellëse dorëzohen në KRU “ Hidrodrini" Sh. A. Zyra e Burimeve Njerëzore në pliko të mbyllur në adresën: Rr.“ Lekë Dukagjini“ nr.156 - Pejë (afër Patrikanës së Pejës).
Shpallja do të jetë e hapur 15 (pesëmbëdhjetë) ditë nga dita e publikimit, në shtypin ditore dhe Web - faqen www.hidrodrini.com
Kandidatët që ftohen në intervistë janë të obliguar të sjellin me vete dokumentet origjinale për verifikim para komisionit intervistues. Kandidatët që hyjnë në përzgjedhje të ngushtë, do të informohen lidhur me intervistën nëpërmjet telefonit ose me shkrim në afat ligjor nga zyra e Burimeve Njerëzore. Aplikacionet e derguara pas afatit të cekur më lartë nuk do të pranohen. Dokumentat jo të kompletuara do të refuzohen, KRU “ Hidrodrini” Sh. A. ofron mundesi të barabarta të punësimit për të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës.