Mbikëqyrës/e, Mirëmbajtës/e (4)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1604661197132
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
21/09/2021
Qyteti
Skenderaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Komuna Skenderaj
Ndërmarrja Publike Lokale
NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj

Kryeshefi Ekzekutiv i NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj, duke u bazuar ne Ligjin për Ndërmarrje Publike Nr.037L-087, Ligji i Punës Nr.037L-212, si dhe Udhëzimi Administrativ Nr.07172017 Për rregullimin e procedurave të konkursit në sektorin publik, Statutin e Ndërmarrjes, vendimi Nr.607021 datë:13.09.2021 shpall ketë:

KONKURS

Për 5 pozita të lira në NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj

  1. Një (1) pozitë Mbikëqyrës/e  të punëtorëve të Mirëmbajtjes
  2. Katër (4) pozita Mirëmbajtës/e i objekteve Pastrues

Titulli i Punës: Mbikëqyrës të punëtorëve/Monitorues

Raporton: Kryeshefit Ekzekutiv
Një (1) Pozitë: Mbikëqyrës/e të punëtorëve/Monitorues
Vendi i Punës: NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj
Orari i punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja :Me afat të pacaktuar
Periudha provuese: 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • I raporton Kryeshefit Ekzekutiv të kompanisë NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj
  • Mbikëqyrja e punëtorëve dhe monitorimi i tyre,
  • Rregullimi i orareve të punëtorëve,
  • Mbikëqyrja dhe mirëmbajtja e pajisjeve higjienike të kompanisë
  • Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikuese,
  • Ti mbikëqyr hapësirat e pastruara dhe bën vlerësimin e tyre.
  • Furnizimi me material shpenzues, ne të gjitha pikat ku operon kompania.
  • I/e orientuar drejt detajeve dhe në gjendje të mbaj nivel të lartë të përgjegjë
  • Sipas nevojës kryen dhe detyra të tjera të caktuara nga udhëheqësi.
  • Detyra tjera relevante,

Dokumentet e kërkuara :

  • Diplomë e Shkollës së Mesmel Vërtetuar
  • Letërnjoftimin kopje
  • Certifikatën nga gjykata që nuk është nën hetime
  • Patentë shofer kategoria B.

II. Titulli i Punës: Mirëmbajtës/e i objekteve, Pastrues

Raportimi: Mbikëqyrësit të punëtorëve Monitoruesit
Katër (4) Pozita: Mirëmbajtës i objekteve Pastrues
Vendi i Punës: NPL Eko Natyra Sh.A Skenderaj
Orari i punës: 40 orë në javë
Kohëzgjatja :Me afat të pacaktuar
Periudha provuese: 6 muaj

Detyrat dhe përgjegjësit:

  • Kujdeset për mirëmbajtjen e hapësirave publike dhe objekteve komunale,
  • Mirëmbajtën e hapësirës dhe nyejt sanitare në Objekteve komunale, Qkmf, Qps dhe Shtëpinë e Kulturës.
  • Në baze të nevojave dhe kërkesave, kujdeset për intervenime të ndryshëm ne këto hapësira,
  • Kryen detyra të tjera të cilat mund të kërkohen nga mbikëqyrësi, në mënyrë të arsyeshme kohe pas kohe,
  • Detyra tjera relevante,

Dokumentet e kërkuara :

  • Diploma e Shkollës fillore ose e Mesmef vërtetuar
  • Letërnjoftimin kopje
  • Certifikatën nga gjykata që nuk është nën hetime

Sqarim: Kandidatet të cilët i plotësojnë kriteret e kërkuara do të ftohen për intervistë.

Konkursi mbetet i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e publikimit duke filluar nga data 21.09.2021 deri më 05.10.2021.

Formulari për Aplikim merret ne zyrën e NPL Eko Natyra Sh.A ose të shkarkohen nga ueb faqja e Komunës së Skenderaj dhe dorëzohen në E-mail: eko.natyra2021@gmail.com ose zyrën e NPL Eko Natyra Sh.A , Adresa: Rr. 28 Nëntori pn 41000 Skenderaj, prej orës 09:00 — 15:00.
Informata shtesë mob: 1383 48 906 345.

Prano njoftimet me email

Listime të ngjashme

21/11/2021
04/11/2021