Mbikëqyrës/e (1), Mirëmbajtës/e (2)

Skenderaj YellowPagesKosovo 2666894972 e1563193998794
Komuna e Skenderajt
Publikuar më
07/07/2020
Qyteti
Skenderaj
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Zyra e Personelit në bazë të kërkesës se Drejtorisë për Shërbime Publike nr.09-112401-0023 S4TI20 dt.01.07.2020, duke u bazuar në nenin Pë paragrafi 4 të Ligjit mbi Shërbimin Civil nr. 037L-149,dhe në Ligjin nr:041L-077 për Marrëdhëniet e Detyrimeve si dhe duke u bazuar në nenin 18 të Rregullores për Procedurat e Rekrutimit në Shërbime Civil nr.0272010 ,
me qellim të ofrimit të shërbimeve të veçanta me datën 03.07.2020 shpallë:

Konkurs
Për Marrëveshje për Shërbime të Veçanta

  • Emri i Institucionit: Komuna e Skenderajt— Drejtoria për Shërbime Publike
  • Pozita e punës: (Një) Mbikëqyrës i Stacionit të Autobusit dhe 2 (Dy) Mirëmbajtës (Pastrues) në Stacionin e Autobusëve
  • Kategoria funksionale: Niveli teknik
  • Paga bruto : 350 Euro për pozitën Mbikëqyrës dhe 300 Euro për pozitën Mirëmbajtës (pastrues)
  • Numri i ekzekutuesve: Tre (3)
  • Lloji i vendit të punës: I jo karrierës, më orar të plotë (40) orë.
  • Kohëzgjatja: 6 Muaj
  • Raporton: Drejtorit.
  • Vend ndodhja- Drejtoria për Shërbime Publike

Përshkrimi i detyrave te punës:

  • Të jete i shkathët në punën e mbikëqyrjes se mirëmbajtjes së hapësirës se stacionit te autobusëve ne Skenderaj ne lokacionin e ish tregut të gjelbër në Skenderaj
  • Pastrimi i hapësirës se stacionit të autobusëve dhe sjellja e mire ne këtë hapësira

Kualifikimi: Shkolla e mesme ose Shkolla Fillore .

Përveç kushteve të parapara me ligj, kandidati duhet t'i plotësoj kushtet si në vijim:

  • CV
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Certifikata e lindjes
  • Kopje letërnjoftimit te lëshuar nga MPB e Republikës se Kosovës
  • Certifikatën qe nuk Pë te dënuar dhe nen hetime nga Gjykata

Kushtet e pjesëmarrjes në konkurs:

Të drejtë aplikimi kanë të gjithë Qytetarët e Republikës së Kosovës të moshës madhore të cilët kanë zotësi të plotë për të vepruar, të cilët kanë aftësinë për kryerjen e detyrave.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike, nga dita e publikimit

Aplikacionet mund ti merrni në Zyrën pritës (QSHQ) të Komunës së Skenderajt. Dokumentacioni i kompletuar dorëzohet në Zyrën pritëse QSHIQ të komunës se Skenderajt, një kopje mbetet në arkiv dhe nuk kthehet.

Procedura e konkurrimit: Është e hapur për kandidatët e jashtëm

Aktet ligjore dhe nënligjore që e rregullojnë rekrutimin:

Përzgjedhja bëhet në pajtim me nenin 12 paragrafi 4 të Ligjit Nr. 037L-149 të Shërbimit Civil të Republikës së Kosovës, Ligjin Nr. 04)L-077, Për Marrëdhëniet e Detyrimeve. Në këtë konkurs zbatohet një procedurë e thjeshtësuar e rekrutimit.

Shpallja e plote e punes.

Listime të ngjashme

25/09/2020