Mbështetje për studentët e pranur në universitete në botë

republika e kosoves e1610568046502
Ministria e Arsimit dhe Shkencës
Publikuar më
09/06/2021
Qyteti
Kosovë
Kategoria
Lloj listimi
Bursa  
Të drejtë aplikimi:
Bachelor, Master, PhD

Përshkrimi

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, në funksion të garantimit të transparencës së plotë në shpenzimin e buxhetit nën kategorinë e subvencioneve dhe transfereve, në mbështetje të Rregullores (QRK) - nr. 0272021 për Fushat e Përgjegjësisë Administrative të Zyrës së Kryeministrit dhe Ministrive të datës 30.03.2021, nenit 8 paragrafi 1 nënparagrafi 1.4, shtojcës 1 paragrafi 7, si dhe në bazë të Udhëzimit administrativ të MASHT-it nr. 2122016 për ndarjen e mjeteve buxhetore nga kategoria e subvencioneve dhe transfereve, neni 5 paragrafi 1.6 dhe paragrafi 2, nxjerr këtë:

THIRRJE

Për mbështetjen financiare për studentët e pranuar në universitete të ndryshme në botë

Thirrja synon ta mbështesë shkollimin e studentëve të dalluar, të cilët pranohen në universitetet e ndryshme në botë në fushat specifike të studimit. Të drejtë aplikimi kanë studentët që janë pranuar për të vijuar studimet (baçelor, master apo doktoratë) dhe që këto studime do t'i vijojnë me prezencë fizike.

Mbështetja financiare ofrohet për shpenzimet e studimeve bazuar në dëshmitë e paraqitura për nevojën e mbështetjes financiare.

Totali i shumës në dispozicion që do të ndahet për këtë thirrje është 100,000 (njëqind mijë) €, ndërsa shuma maksimale e mbështetjes për student/e është 8,500 (tetë mijë e pesëqind) €.

PËRSHTATSHMËRIA E KANDIDATIT/ES PËR APLIKIM

Kandidatët/et për mbështetje financiare për studime të nivelit baçelor, master dhe të doktoratë, duhet të paraqesin dëshmi se janë pranuar për të vijuar studime në nivelin përkatës të studimit. Kandidatët duhet të kenë dëshmitë e suksesit të shkëlqyer (nota mesatare, dëshmitë e punës akademike, puna në interes të komunitetit) në nivelin e edukimit paraprak në një nga institucionet arsimore publike në Kosovë.

Kjo formë e subvencionimit merr në konsideratë gjendjen financiare të studentëve dhe ka për qëllim t'ju jap mundësi studentëve në fushat me prioritet. Në këtë thirrje inkurajohen për të aplikuar vajzat/gratë.

PROCESI I APLIKIMIT

Për ta shprehur interesimin tuaj për mbështetje financiare të studimeve, ju lutemi t'i dorëzoni
dokumentet si në vijim:

1. Kërkesën për mbështetje financiare;

2. Letrën e motivimit - deri në 500 fjalë, në gjuhën shqipe dhe angleze;

3. Jetëshkrimin (CV-në);

4. Varësisht nga niveli i studimeve për të cilin kërkoni mbështetje, diplomën e shkollës së mesme ose të universitetit, certifikatat e notave ose transkriptet;

5. Letrën e pranimit në universitetin përkatës ndërkombëtar dhe kohëzgjatjen e programit;

6. Dëshmi mbi shpenzimet e programit dhe dëshmitë shtesë për mbulimin e shpenzimeve tjera që nuk mbulohen nga kjo thirrje.

UDHËZIME SHTESË

Ju lutemi që aplikimin ta dorëzoni përmes postës elektronike në adresën: Besarta.h.balaj@rks-gov.net më së largu deri me datë 16.06.2021, në ora 16:00.

Aplikacionet e pakompletuara refuzohen në fazën e parë të vlerësimit teknik.

Pas përmbylljes së procesit të përzgjedhjes, të përzgjedhurit do të nënshkruajnë deklaratën e zotimit të përmbushjes së kushteve dhe obligimeve dhe kontratën e mbështetjes financiare.

Shpallja e plotë.

Listime të ngjashme