
Përshkrimi
Në bazë të Rregullores MF - Nr.042017 Mbi Kriteret, Standardet dhe Procedurat e financimit publik të OJQ-ve , Zyra e Kryetarit bënë:
THIRRJE PUBLIKE PËR APLIKIM
MBËSHTETJE FINANCIARE ME SUBVENCIONE PËR OJQ-TË
Qëllimi i thirrjes per aplikim:
Qëllimi i Thirrjes per Aplikim është dhënia e mbështetjes financiare me subvencione për OJQ-të për zbatimin e projekteve per zhvillimin e aktiviteteve këshilluese dhe ofrimin e drejtpërdrejtë të shërbimeve që kanë të bëjnë me kujdesin ndaj mjedisit si dhe promovimin e bukurive natyrore të Komunës së Kaçanikut. Të gjitha Organizatat Joqeveritare (OJQ-të) të cilat ofrojnë sherbime lidhur me aktivitetet qe kanë të bëjnë me ruajtjen, mbrojtjen e mjedisit, promovimit si dhe nxitjes se zhvillimit te turizmit malorë, mund të aplikojnë me projekt propozime për sigurimin e përkrahjes financiare me subvencione.
Projektet të cilat do të marrin përkrahje financiare duhet të kenë për objektiv zbatimin e aktiviteteve të përshkruara më lartë.
Kërkesa për aplikim duhet te permbaje:
- Qëllimin e kërkesës, projektit;
- Projekt Propozimi bashkë me koston totale dhe
- Plotësimi i Formularit për aplikim ( shkarko aplikacionin ketu)
Kërkesës duhet ti bashkangjiten edhe dokumentet :
- Certifikata e numrit të regjistrimit të organizatës:
- Certifikata e numrit fiskal të organizatës
- Letërnjoftimi i personave/aplikantit /që përfaqëson organizatën
- Xhirollogaria dhe dëshmia e bankës në emër të organizatës,
- Dëshmi se nuk ka obligime organizata ndaj ATK
Afati dhe procedura e aplikimit:
Afati per dorëzimin e Projekt-Propozimeve per mbeshtetje me subvencione eshte 15 ditë nga dita e shpalljes. Projket-Propozimet me dokumentet e bashkëngjitura duhet te dorëzohen në objektin e Komunës së Kaçanikut, Zyra pritëse (sporteli nr. 5)
Vërejtje:
Aplikacioni i cili nuk përmban të dhënat e kërkuara dhe dokumentacionin përkatës të kërkuar nuk do të shqyrtohet
Konkuruesit të cilët nuk kanë përmbyllur avanset e mëparshme ndaj këtij institucioni, nuk do të merren në shqyrtim
Aplikacionet të cilat dorëzohen jashtë afatit të kërkuar nuk do të shqyrtohen.