Tender për paketë mësimore të nxënësve

Logo AdecEdutask e1600076027211
ADEC dhe EDUTASK
Publikuar më
14/09/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Tendera  

Përshkrimi

TERMAT E REFERENCËS PËR PAKETË MËSIMORE TË NXËNËSVE TË PROJEKTIT

PARATHËNIE

Partneriteti i ADEC dhe EDUTASK është duke implementuar projektin: Establishment and Integration of Integrated Learning Center Program”.

Nga ky projekt do të përfitojnë 20 shkolla dhe reth 450 nxënës dhe grupe tjera të margjinalizuara përmes themelimit të qëndrave mësimore nëpër shkolla fillore në 7 komuna të ndryshme të Kosovës.

Për këtë qëllim, ADEC dhe EDUTASK është duke kërkuar një kompani të që sigurojnë materiale shkollore për klasat 1 deri në 5. Kompania duhet të sigurojë materiale si çanta shkollore, fletore, stilolapsa, ngjyra dhe mjete të tjera arsimore dhe çdo paketë e zbatueshme studentore. Kompanija duhet të krijojë pako për 450 studentë.

PËRSHTATSHMËRIA PROFESIONALE E OFETUESVE

PERSONELI

Të jetë i regjistruar si entitet legal në bazë të legjislacionit në fuqi në Republikën e Kosovës.

PROFILI I OPERATORIT EKONOMIK

  • Të demonstrohet aftësia që ka kompania, për produktet e kërkuara,
  • Të demonstrojë kulitet të produkteve të cilat përmbajnë.

DETYRAT E KERKUARA NE KETE SHPALLJE

Përshkrimi | Njësia | Sasia

1 çantë shkollore | Çantë | 450
Një kuti të personalizuar me stilolapsa | Kuti | 450
20 lapsa të drurit | Pako me lapsa | 450
1 mprehës lapsi | Mprehëse | 450
4 fletore A4 me vija të drejta | Pako me fletore | 450
1 fletore A4 me kutija | Fletore  | 450
4 goma fshirëse | Pako me goma | 450
2 folderë  | Folderë | 450
1 pako me lapsa me ngjyra | Lapsa me ngjyra | 450
2 ngjitës të lëngshëm | ngjitës | 450
1 pako me markera që lahen | Crayons  | 450
1 palë gërshërë | gërshërë | 450
2 ngjitës për letra | ngjitës | 450
2 nënvizues | nënvizues | 450
1 kufje | kufje | 450

⇒ Kliko këtu për të shkarkuar: Termat e Referencës

Ofertuesit se bashku me ofertën duhet të dorëzojnë edhe dokumentet shtesë:

  • Çertifikatën e  regjistrimit të biznesit/ NUI Vërtetimin Tatimor
  • Dëshmi për përvojën e punës
  • Në ofertë duhet të përfshihet cmimi total për të gjitha aktivitetet më lartë
  • Planin kohor për implementimin e projektit (ju lutem të cekni ditët e nevojshme për përfundimin e punës) .
  • Çmimi të kuotohet në Euro , përfshirë T.VS.H.

Kriteret sipas të cilës do të bëhet vlerësimi:

  • Plotësimi i specifikacionit sipas kërkesës
  • Afati me i shkurter kohorë i ditëve të nevojshme të punës
  • Pas plotësimit të kritereve të cekura më lartë, çmimi më i lirë

Ofertat dhe dokumentacioni i kërkuar duhet te dorezohen fizikisht me zarf ne zyrat e ADEC & EDUTASK, Kompleksi Avalla B1/3 Prishtinë, 10000, Republika e Kosoves.

Zarfat duhet të jetë i mbyllur dhe në të të shkruaje:

  1. Adresën dhe vendin e paraqitjes për kuotimin e çmimeve;
  2. Numrin e prokurimit;
  3. Fjalët "Mos e hap përpara dates 21.09.2020 ora 16.00 dhe
  4. Emrin dhe adresën e tenderuesit.

Listime të ngjashme

Arsimtar/e (3)   Viti e re
21/10/2020
Mësimdhënës/e (11)   Gjakovë
20/10/2020