Marketing dhe komunikim (content writer) Praktikë

Auto mita e1623836326200
Auto Mita
Publikuar më
06/06/2021
Qyteti
Prishtinë
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Shpallje për Praktikë në AUTO MITA

Veturat janë pjesë e përditshmërisë dhe e pandalshme e jetës sonë. Është koha
të bëheni ekspert dhe të trajnoheni për të ardhmen! Duke iu bashkangjitur inovacioneve drithëruese të Renault, Dacia dhe Nissan ju do të keni mundësi të jeni pjesë e njërës prej industrive më emocionuese dhe profitabile në vend.

Dëshironi të jeni pjesë e stafit të kompanisë vendore lidere në auto industri? Auto Mita është në kërkim të kandidatëve që janë të interesuar të mësojnë në njërën nga kompanitë më të mëdha në vend në industrinë e veturave, eksperiencë kjo me perspektivë shumë të lartë zhvillimi dhe në rritje në gjithë botën në fushat/departamentet në vijim:

Kriteret për të aplikuar:

  • Student në vitin e fundit të studimeve Bachelor Marketing;
  • Dëshirë për të mësuar fushen e Marketingut;
  • Komunikim shumë të mirë dhe aftësi ndërpersonale;
  • Aftësi të mira organizative;
  • Gadishmëri për të punuar 8 orë në ditë.

Në aplikacion duhet të e cekni fushën/departamentin në të cilin dëshironi të bëni praktikë.

Praktika në Auto Mita është me pagesë dhe është me mundësi punësimi me kontratë permanente.

Aplikimi mund te behet duke derguar CV permes email-it: hr@automita.com

Listime të ngjashme

Koordinator/e Kombëtar/e   Prishtinë e re
02/08/2021