Logoped/e

kamenice komuna e1609613174666
Komuna e Kamenicës
Publikuar më
10/05/2021
Qyteti
Kamenicë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

RN00006648
Lloji i rekrutimit: Pranim
Data e njoftimit: 08/04/2021
Afati për aplikim: 08/05/2021 - 16/05/2021

Në bazë të Nenit 8, paragrafi 1 dhe 2 të Ligjit të Punës Nr. 03/L-212, Nenit 5, pikës c. të Ligjit Nr. 03/L-068 për Arsimin në Komunat e Republikës së Kosovës, Nenit 1,2,3,4 të Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2018 për normativin e kuadrit profesional te arsimit te pergjithshem dhe Nenit 4 të Udhëzimit Administrativ (MPMS) 07/2017 si dhe UA 1/2005 për mësim me zgjedhje të MASHT-it, për Rregullimin e Procedurave të Konkursit në Sektorin Publik:

Komuna e Kamenicës SHPALL:

K O N K U R S

PËR VENDET E PUNËS:

  1. SHFMU | Logoped/e |. Vend i lirë | Një (1) | normë e plotë | E pacaktuar

Kriteret e kualifikimit për Logoped/e

    • Studimet Universitare ose Master në drejtimin Logopedi
    • Kryen të gjitha punët dhe detyrat e punës në harmoni me UA të MASH-it në fuqi .

Kriteret e kualifikimit për Mirëmbajtës

    • Shkolla e Mesme
    • Vërtetim nga Zyra e Punësimit (MPMS) se nuk ka në marrdhënie pune asnjë anëtar i familjes i punësuar ( prindi ose bashkëshortja dhe fëmijët)
    • Kryen punët dhe detyrat e punës :
      • Mirëmbajtja e nxemjes qëndrore gjatë sezonit dimrorë dhe krijimi i kushteve normale për
      • Mirëmbajë anën teknike - mekanike të nxemjes qëndrore prej kalldos deri te trupat punues për
      • Bëjë sanimin e prishjeve
      • Mirëmbajë prishjet që ndodhin në sistemin e ujit dhe sanitarisë.
      • Përkujdeset për lëshimin – ndezjen e kalldos që nga ora 06 e mëngjesit deri në ora
  • Gjatë sezonit veror të bëjë pastrimin e gypave, ventilave, enëve të sistemit të ngrohjes qëndrore duke filluar prej kalldos deri te radiatorët, përgaditja për sezonin e
  • Mirëmban pompën dhe kazanin e ujërave
  • Gjatë sezonit veror mirëmban kopshtin e objektit dhe rrethojën.
  • Bën kërkesa për furnizim me material, pjesë të nevojshme për mirëmbajtjen e objektit në përgjithësi.
  • Përgaditë drunjët për nxemje – futja e tyre brenda

Aplikacioni i kompletuar duhet të ketë këto dokumente:

  • Formulari i aplikimit i plotësuar (merret në Komunë – Qendra për Shërbime me Qytetarë)
  • Rezymeja personale (CV)
  • Dokumenti personal (letërnjoftim ose pasaportë)
  • Diplomat e kualifikimit (ose çertifikatat), çertifikatat në vend të diplomës duhet të jenë të noterizuara te
  • Çertifikatat e trajnimeve të akredituara nga MASHT, të tjerat nuk do të merren parasysh gjatë procedurës së para-seleksionimit.
  • Dëshmi të përvojës së punës vetëm në institucione arsimore (vetëm kontrata ose vërtetimi i protokolluar nga punëdhënësi do të merren parasysh), në të kundërtën asnjë document tjetër nuk do të jetë relevant për para-seleksionim.

Kushtet dhe kriteret e përzgjedhjes së kandidatëve: Përzgjedhja e kandidatëve do të bëhet në bazë të kritereve të përcaktuara nga DKA në përputhje me Ligjet që e rregullojnë fushën e arsimit parauniversitar dhe në përputhje me Udhëzimet Administrative përkatëse.

Kandidatët e kualifikuar me drejtime jo përkatëse dhe ata të pakualifikuar sipas këtyre ligjeve dhe UA nuk do të merren në shqyrtim.

Sqarime shtesë: Të gjitha dokumentet duhet të jenë kopje dhe ato nuk kthehen, ndërsa origjinalet do të kërkohen me rastin e intervistimit. Mosplotësimi i saktë dhe i qartë i formularit të aplikimit, aplikacionet e pakompletuara dhe ato që dorëzohen pas afatit të konkursit nuk do të merren në Si informata të sakta dhe të vërteta do të konsiderohen vetëm ato informata, të cilat janë të dëshmuara me dokumente (jo ato që janë vetëm të deklaruara pa dëshmi). Personat që kanë diplomuar jashtë Kosovës duhet të kenë të nostrifikuara diplomat nga MAShT.

Për intervistë do të ftohen ata kandidatë të cilët i plotësojnë kushtet. Lista e ngushtë e aplikantëve që ftohen për intervistë (me shkrim dhe me gojë) dhe orari i intervistave publikohet në web faqen e Komunës së Kamenicës.

Konkursi mbetet i hapur 8 ditë kalendarike nga dita e shpalljes së konkursit në mjetet e informimit publik. Aplikacioni i kompletuar (me të gjitha dokumentet e kërkuara) duhet të dorëzohet në Qendrën për Shërbime me Qytetarë, në objektin e Komunës së Kamenicës.