Ligjërues / instruktor

64x64 ministria e mbrojtjes 150x150 1
Ministria e Mbrojtjes
Publikuar më
28/12/2020
Qyteti
Prishtinë
Kategoria
Lloj listimi
Punë  

Përshkrimi

Drejtoria e Burimeve Njerëzore/Direktorat Ljudskih Resurs/Human Resources Directorate

Duke pasur për bazë nenin 67 dhe 68 të Ligjit nr. 06/L-114 pë Zyrtarët Publikë, në pajtim me Ligjin e Punës Nr.03/L-212, Neni 8 i këtij Ligji, Ministria e Mbrojtjes shpall këtë:

KONKURS

  • Titulli i vendit të  punës:  Ligjërues / instruktor në  Qendrën Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike
  • Grada e vendit të punës: A3
  • Nr. referencës së vendit të punës; 0560
  • Vendi; SHPFSK

Detyrat dhe përgjegjësitë

  • Ligjëron për siguri dhe mbrojtje kibernetike në kuadër të Qendrës Kombëtare Trajnuese për Mbrojtje Kibernetike për të gjitha institucionet e Kosovës në fushën e sigurisë kibernetike. 
  • Zhvillon programin e Edukimit që do të mbahet në Qendrën Kombëtare Trajnuese me qëllim të zhvillimit dhe ngritjes së njohurive profesionale në fushën e mbrojtjes kibernetike.
  • Planifikon dhe koordinon aktivitetet e nevojshme për funksionimin e procesit të trajnimit dhe aftësimit për fushën e mbrojtjes kibernetike
  • Përgatitë materialin e nevojshëm mësimor në formë të prezantimeve, videove, ushtrimeve praktike.
  • Të bëjë vlerësimin e aftësive dhe nivelin e njohurive të kandidatëve në formë individuale ose ekipore për fushën e mbrojtjes kibernetike.
  • Harton dokumentacionin e nevojshëm për Qendrën Trajnues dhe merr masa për ngritjen e vetëdijes së përdoruesve për fushën e sigurisë kibernetike

Proceduarat e konkurrimit;

  • Shpallja e konkurrimit është e hapur për të gjithë të interesuarit për aplikim.

Shkollimi i kërkuar

  • Diplomë Universitare (Inxhinieri elektrike dhe kompjuterike , shkencat matematikore  dhe informatikë)

Aftësitë, përvoja dhe atributet tjera që kërkohen

  • Përvojë pune në fushën e menaxhimit të TI-së dhe sigurisë kibernetike.
  • Trajnime, kurse për TI, Mbrojtje Kibernetike dhe kurse/trajnime tjera që përkojnë me fushën.
  • Aftësi për të punuar me vet-iniciativë në kuadër të planeve dhe procedurave të përcaktuara;
  • Shkathtësi të mira të komunikimit, përfshirë aftësinë për të interpretuar informata, dhënë udhëzime dhe përcjellë informata tek të tjerët;
  • Njohja e gjuhes shqipe apo serbe,
  • Punë me presion dhe nën ndikimin e stresit,
  • Aftësi ndërpersonale dhe komunikuese,
  • Kreativ në ide dhe zgjidhje të problemeve,
  • Të jetë profesional, me përvojë, i besueshëm dhe i aftë për kryerjen e detyrave, si dhe detyrave plotësuese në kohë, në mënyrë profesionale dhe brenda afatit të pranueshëm kohor,
  • Duhet të veprojë me maturi me njerëz në punë,
  • Duhet të jetë i/e motivuar dhe të ketë etikë të lartë pune,
  • Të jetë në gjendje të punojë i vetëm dhe në ekip.
  • Aftësi të arrijë të drejtoj ngarkesën e punës, punoj nën presion dhe të përmbush detyrat brenda afateve të caktuara.

Kohëzgjatja e emërimit

  • Emërimi është me afat të pacaktuar.

Data e mbylljes së konkursit

  • Konkursi është i hapur 15 ditë kalendarike nga dita e shpalljes.
  • Afati i aplikimit është nga data 28.12.2020 deri më 11.01.2021.
  • Aplikacionet e dërguara nëpërmjet postës, me pullë postare, në ditën e fundit të shpalljes, konsiderohen të vlefshme.

Paraqitja e kërkesave:

  • Formularët dorëzohen në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit, apo me postë në këtë adresë: Ministria e Mbrojtjes, 10000 Prishtinë, Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit/Sektori i Rekrutimit, Kati I, Kazerma Adem Jashari, Prishtinë, në çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.
  • Kandidatët duhet t’ia bashkëngjitin aplikacionit kopjet e dokumenteve të nevojshme personale dhe kopjet e dokumenteve që dëshmojnë për kualifikimet e tij/saj. Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen!

Kërkesa specifike:

  • Kjo pozitë i nënshtrohet procesit të verifikimit dhe mund të plotësohet vetëm pas përfundimit të suksesshëm të procesit të verifikimit.

Ministria e Mbrojtjes ofron mundësi të barabarta të konkurrimit dhe mirëpret aplikacionet nga të gjithë personat e gjinisë mashkullore dhe femërore nga të gjitha komunitetet. Kërkesat e pakompletuara dhe të dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Për shkak të numrit të madh të kërkesave, vetëm kandidatët e përzgjedhur në listën e ngushtë do të kontaktohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në Sektorin e Rekrutimit/Departamenti i Politikave të Personelit dhe Rekrutimit të MM-së, apo në ëeb-faqen e MM-së, E-mail; https://mod.rks-gov.net. Për informata plotësuese mund të kontaktoni në: 038 200 13 508.

Shpallja e plote.